Kaosi i ‘kapitalizmit kazino’
Nga Eva Kushova
‘Kapitalizmi kazino’, konsiderohet fajtor për krizën e fundit në tregjet financiare, ku gishti tregues në gjithe planetin ngrihet ndaj Amerikes. Çdo lloj levizjeje politike që ndodh në SHBA, tashmë ka ndikim të menjëhershëm në mbarë ...
...botën. Ulje- ngritjet në çmimet e naftës u varën vetëm nga miratimi apo refuzimi i planit amerikan 700 mld dollarësh për të ndërhyrë në shpëtimin e vendit nga kriza. Sot bursat pësuan një ringritje të lëhte pas rënies së djeshme, vetëm pas lajmit se Senati Amerikan mund ta miratojë paketën e presidentit Bush. Po kështu edhe çmimi i naftës u rrit në 102 $/fuci. Kjo situatë duket se ka shkaktuar krizë nervash në vendet e tjera. Liderët amerikano-latine thonë se SHBA duhet të fiksoje shpejt krizën që ka krijuar, para se fitimet ekonomike të arritura me shumë vështirësi nga pjesa tjetër e botës, të humbasin. Vendet e vogla po e konsiderojnë krizen e fundit si një tradhëti amerikane. Liderët e këtyre vendeve thonë se SHBA ka shpenzuar tre dekada për t’u thënë të vegjëlve si të bëjnë ekonomi. Ndërsa tani vetë po dështojnë. Kapitalizmi kazino ka thelluar me shume problemet në linjën Nju Jork- Londër e Moskë. Analistët thonë se po dështon ligji i xhunglës kapitaliste, ku nuk ka më investime në kompani apo hapje vendesh pune, por prodhim parash nga paratë në një mënyrë totalisht të pakontrollueshme.
Tashme pjesa tjetër e Europës po fajëson si dikur kapitalizmin anglo-sankson pasi edhe Britania është e përfshirë në këtë krizë. Në këtë situatë presidenti francez Nikolas Sarkozi ka vendosur të mbledhë G4, gjysmën eurpiane të G8, pikërisht Britaninë, Francën, Italinë e Gjermanine për të diskutuar krizën financiare dhe për të shpëtuar Europën. Thirrja e fundit për Ameriken është të marrë përgjegjësitë e kësaj krize dhe t’i tregojë botës se si mund të menaxhoje ekonominë e vet dhe më pas atë botërore….
(d.b/BalkanWeb)