NGA TEHERANI NE TIRANE
Javës që shkoi u mbajtën zgjedhjet në Iran. Pas rreth dhjetë ditësh do të mbahen zgjedhjet edhe në Shqipëri. Në Iran, Komisioni Zgjedhor shpalli fitues Ahmadinexhadin, por opozita e drejtuar nga Hossesin Mussavi i ka kundërshtuar rreptë këto rezultate, duke e akuzuar Presidentin Ahmadinexhad se i ka manipuluar zgjedhjet. Mbështetësit e Mussavi-t, kryesisht të rinj, studentë e gra mbushën sheshet e Teheranit në manifestime, që nuk ishin parë në këtë vend, që nga revolucioni i vitit 1979.
Shtypi dhe media shqiptare nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur kësaj ngjarjeje për shumë arsye, por le të mendojmë një çast se nuk është marrë me këtë ngjarje, sepse vendi, pra edhe ne, jemi në fushatë elektorale. Ata që i kanë ndjekur ngjarjet në Iran mund të kujtohen se bota perëndimore kishte shumë shpresë këtë radhë se Irani do të ndryshonte, se Presidenti konservator Ahmadinexhad edhe mund të mos rizgjidhej. Mirëpo nuk ndodhi kështu dhe Irani edhe sot vazhdon të jetë në një gjendje të paqartë e kaotike.
Protestat vazhdojnë dhe sloganet si "Vdekje diktaturës", "Ahmadi, ti vodhe votën tonë, ti je armiku i Atdheut tonë", "Ej, diktator shkurtabiq, ku i ke 24 milionë votues?", "Kush ka votuar për këtë majmun" etj., janë tashmë lajtmotivi i një populli të dëshpëruar që kërkon të dalë nga bataku ku e ka zhytur vendin një President konservator, populist, i korruptuar dhe armik i Perëndimit. Këto slogane dhe këto thirrje dëgjoheshin në një zë në sheshin e Teheranit, të mbushur me qindra mijëra veta dhe sidomos me shumë gra e vajza që mbajnë copëra bezesh jeshile, simbol i opozitës së Mussavi-t.
Pas dhjetë ditësh do të mbahen zgjedhjet edhe në Shqipëri, e Tirana do të bëhet të paktën për disa ditë qendra e informacioneve të shumë agjencive perëndimore, sepse këtë radhë të gjithë presin që shqiptarët të bëjnë zgjedhje të ndershme e korrekte. A do të jetë kështu? Për ironi të fatit parandjenja nuk është e mirë. Pse? Fati e solli që mes zgjedhjeve në Iran dhe zgjedhjeve në Shqipëri të kishte afërsi kohore. Mirëpo, kjo afërsi kohore për ata që mund të kenë pak njohuri në fushë të historisë së kryeqytetit tonë me emrin Tiranë, mund të jetë fatale po të kemi parasysh se ka edhe një hipotezë se emri Tiranë mund të jetë mbartur nga emri Tirkan, kështjellë pranë Tiranës që ishte Teherani i sotëm. Në fakt, kjo është vetëm një prej hipotezave, porse fakti që zgjedhjet e Teheranit dhe ato të Tiranës janë afër në kohë mund të na shtyjë në paralele të tjera.
Në të vërtetë, ne nuk jemi Republikë Islamike si Irani dhe nuk drejtohemi nga një udhëheqës Suprem, nga një Ajatollah. Jo. Ne formalisht jemi Republikë Parlamentare, por për shkak të kulturës së gjymtë demokratike jetojmë si në një Republikë Islamike që drejtohet nga një Ajatollah. Ne nuk mund të bëjmë ndryshe. Kryeministri ynë, Sali Berisha, që ka 18 vjet që na ka mbirë në sy dhe që ka premtuar se do të na rrijë në sy edhe 12 vjet të tjera (të paktën kështu tha te studentët) është një Ajatollah, një udhëheqës suprem. Me ta marrë ai pushtetin, vendi nuk ka nevojë as për Parlament, as për gjykata, as për President, as për media. Të gjitha i bën ai. Në ndryshim nga Republika Islamike e Iranit, Ajatollahu ynë është edhe Kryeministër, pra nuk është vetëm udhëheqës shpirtëror që na përcakton ngjyrën e qeverisjes, pra berishizmin si model në raport me ajatollaizmin iranian, por është edhe në krye të punëve të përditshme. Në Iran, protestuesit që janë ngritur kundër vjedhjes së votës, po i kujtojnë Ahmadinexhadit se ai ka ndërtuar një sistem kriminal e korruptiv në vend.
Në një analizë të gazetës "Le Monde", Yann Richard, profesor në Universitetin e Sorbonës thotë: "Çfarë kanë parë në televizion zgjedhësit iranianë? Një president populist, të sigurt në vetvete, që e ka shkatërruar dalëngadalë pushtetin e gardianëve të revolucionit duke u dhuruar atyre poste të rëndësishme në qeverisjen e provincave dhe në drejtimin e veprimtarive fitimprurëse, si nafta dhe industria ushtarake (llogarit këtu edhe energjinë nukleare, aq të kundërshtuar nga jashtë)... Akuza shumë të rënda janë shpërndarë nga të katër anët: korrupsion, trafik influence, rrëmujë ekonomike e financiare, gënjeshtar për bilancin dhe statistikat" ("La République islamique s‘est condamnée à l‘échec", par Yann Richard, LE MONDE - 17.06.09 - 13h52 - Mis à jour le 17.06.09).
Kush mund të më thotë se Ahmadinexhadi i Teheranit nuk ngjet me Ahmadinexhadin e Tiranës, pra me Sali Berishën, Kryeministrin tonë? Por a do ta shpallë edhe ai veten fitues si Ahmadinexhadi në Iran me mbi 60% të votave? Të gjitha gjasat janë që po, sepse ai vetëm këtë di të bëjë dhe në fakt shtegu është krijuar. Ashtu si në Teheran, edhe këtu te ne media është mpirë dhe po punon që t‘u shpëlajë trutë shqiptarëve ditë për ditë. Ahmadinexhadi ynë do të tentojë që t‘i vjedhë votat, sepse me cilëndo analizë ai nuk ka votues që të sigurojë edhe një mandat tjetër. Problemi është diku tjetër. A do të mbushen rrugët e Tiranës pas mashtrimit elektoral që do të na bëjë Ahmadinexhadi ynë më 28 qershor, pra a do të dalin studentët, gratë dhe vajzat shqiptare që të thonë: "Ku është vota ime?". Natyrisht jo, sepse ne nuk jemi ende një vend i lirë. Ne tani jetojmë dhe flemë me korrupsionin, me trafikun e influencës, me çdo gjë të mbrapshtë.
Më kujtohet kur kam qenë anëtar i Këshillit Drejtues të TVSH-së, i gjori Lazlo, përfaqësues i Paktit të Stabilitetit në TVSH, i cili kishte një projekt me atë institucion dhe drejtori i atëhershëm i kishte marrë "paradhënie" 5000 euro, e i kishte futur në ... xhep. I gjori Lazlo ishte tronditur dhe na bëri letër ne të Këshillit. Pas kësaj, drejtori, që tani është edhe kandidat për deputet dhe mbron lirinë e shtypit e qan për fatin e Andi Bushatit, ia ktheu eurot. Një miku ynë, anëtar i Këshillit, na tha: "Si bëni edhe ju o burra për 5000 euro. Po pse, nuk e kishit bo dhe ju kte për shoqninë?". Ndaj Ahmadinexhadi ynë druaj se e di edhe këtë dhe po shkon i sigurt drejt rezultatit 67%. Po pas kësaj, a do t‘i ngjajë Tirana Teheranit? Të presim.