"Silicon Valley"
Para pak kohësh në Romë, i riu shqiptar Henri Ibi me banim në Kremona, u nderua me një titull të veçantë nga Presidenca Italiane.
Titulli që iu dha atij dhe disa studentëve të tjerë italianë ishte "Alfiere del Lavoro" që mund të përkthehet si "Oficer i Punës". Kjo për shkak të rezultateve të larta që ai kishte arritur në shkollë. Personalisht, m‘u bë shumë qejfi për këtë vlerësim nga Presidenca Italiane, pasi kjo veçse përmirëson imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë, gjë për të cilën ne kemi shumë nevojë.
Në të njëjtën kohë, kjo konfirmon dhe njëherë potencialin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë, po të mendosh se të vlerësuarit ishin vetëm 25 studentë nga miliona që ka shteti italian. Kjo u vu në dukje dhe nga komentatorët, të cilët intervistuan të riun shqiptar. Shqiptarët jashtë vendit kanë treguar se janë mbartës dhe përcjellës vlerash pozitive dhe jo vetëm krijues prapësish.
Por çuditërisht, ky vlerësim po u bëhet nga autoritetet e vendeve në të cilat ata kanë emigruar dhe nuk po njeh jehonë në vendin e tyre të lindjes.
Sidoqoftë edhe te ne kohët e fundit ka filluar të ndihet kujdesi nga ana e shtetit për sa u përket burimeve njerëzore që duhen afruar, i ashtuquajturi "Brain Gain".
Ka pasur riatdhesime të studentëve shqiptarë me shkak integrimin në strukturat administrative shtetërore ose private.
Do të ishte mjaft frytdhënëse nëse paralelisht me afrimin e tyre në këto struktura të punohej në bashkëpunim me biznesin privat për krijimin e një strategjie të qartë mbi investimet në të ardhmen dhe për degët e reja të ekonomisë në të cilat duhet të investohej.
Ekonomia shqiptare sado dinamike në rritjen e saj në krahasim me të shkuarën tonë të errët, shfaq ende një prapambetje të thellë në raport me vendet e Bashkimit Europian e më gjerë. Gapi që ekziston mes nesh dhe tyre është i madh jo vetëm për sa i përket sasisë së investimeve, por dhe cilësisë e fushave të investimit.
Duke qenë një vend i vogël si në numër banorësh dhe në sipërfaqe, ekonomia jonë nuk duhet të bazohet në punë force, por në punë mendjeje.
Ne nuk mund të jemi kurrë hambari i botës për orizin apo grurin.
E thënë më qartë nëse ne dëshirojmë të rrisim ndjeshëm GDP e vendit tonë duhet që të zhvillojmë ato degë të ekonomisë të cilat bëjnë të mundur një fitim të madh ekonomik dhe që krijojnë mundësinë e zhvillimit të degëve të tjera që ndihmohen prej tyre.
Një nga këto fusha është teknologjia (New Technology)dhe kërkimi shkencor.
Si shembull për këtë mund të sjellim fqinjën tonë, Greqinë.
Shteti grek ka ngritur Sekretariatin e Përgjithshëm për Kërkime dhe Teknologji.
Aty janë ndërtuar gjithashtu disa parqe teknologjike si, Parku i Teknologjisë dhe Shkencës në Kretë, Parku i Teknologjisë në Selanik, Parku i Shkencës në Patra etj.
Ajo si shumë nga vendet e tjera të BE-së e ka kuptuar prej kohësh rëndësinë e madhe ekonomike që ka ky sektor dhe për këtë arsye po investon seriozisht në të.
Vitet e fundit, qeveria greke ka investuar qindra miliona euro në vit në fushën e kërkimit shkencor dhe teknologjive të reja.
Ajo nga 1990 -1998 u rendit e 3-a në Europë pas Irlandës dhe Finlandës për rritjen e investimeve në teknologjitë e reja.
Investimeve ekonomike në këtë fushë u kanë paraprirë investimet në përgatitjen e njerëzve që do të bënin të mundur zhvillimin e këtyre teknologjive.
Është fakt i njohur se pa dije nuk ka zhvillim. Konkretisht, në Greqinë fqinje, është investuar shumë në fushën e njohurive dhe shkencës////////////////// në këtë fushë. Një shembull i qartë është universiteti "Aristotle" i Selanikut, më i madhi në vend me gati 100.00 studentë dhe me një fakultet inxhinierik në avandgardë.
Është ky çelësi i suksesit të tyre dhe i të gjitha vendeve që kanë investuar në këtë fushë.
Kjo ka bërë që në Greqi të afrohen dhe investojnë emra të njohur në teknologji si:
"Siemens", "Ericsson", "Motorola" etj.
Ndërkohë që Greqia vazhdon me përpjekjet për të arritur rezultate të mira, një shtet i vogël i Europës i ka arritur këto prej kohësh. Ky shtet është Finlanda.
Me shtet të vogël nënkuptoj numrin e popullsisë finlandeze që është më i vogël se i shqiptarëve, nëse marrim në konsideratë dhe Kosovën.
E megjithatë, kjo nuk e ka penguar këtë shtet të vogël të jetë një nga më të suksesshmit në Europë e më gjerë.
Finlanda, falë strategjive të qarta dhe punës së madhe në fushën e teknologjive dhe veçanërisht në atë të telekomunikacionit, ka arritur të krijojë një kompani gjigante NOKIA, e cila dominon botën e telekomunikacionit.
Mbase dikush që nuk e ka ditur këtë do të habitet nga fakti që NOKIA e madhe është pjellë e njerëzve të Finlandës së vogël.
NOKIA zotëron gati 40% të tregut botëror të telefonisë celulare.
Dhe të mendosh që në botë ka kompani të shteteve shumë të fuqishëm si firmat koreane "Samsung" dhe LG, amerikania "Motorola", të cilat dhe pse përpiqen prej vitesh prapë nuk kanë arritur t‘i afrohen asaj.
Duket si historia e Davidit kundër Goliathit ose më saktë kundër Goliathëve.
Izraeli është një tjetër shtet që ka bërë hapa gjigantë në fushën e teknologjive të reja aq sa një zonë në Tel-Aviv konsiderohet si "Silicon Valley" e Lindjes së Mesme.
Është falë këtyre teknologjive që një vend i vogël me vetëm 22,000 km2, i shkretë dhe pa burime ujore si Izraeli ka arritur të eksportojë fruta dhe zarzavate me një vlerë mbi 6 miliardë dollarë në vit.
Izraeli është gjithashtu lider botëror në riciklimin dhe administrimin e ujit.
Kurse ne kemi burime ujore çdo 100 metra dhe ende importojmë këto lloj produktesh, ndoshta dhe nga Izraeli. Te ne uji derdhet det në shumë pika lavazhesh të paligjshme,
dhe shumë prej "shtëpive me bahçe" në qytet e në katund.
Gjithashtu, Koreja e Jugut, e cila deri në vitet ‘60 ishte tejet e prapambetur, falë këtyre ideve, reformave dhe punës së palodhur është kthyer në një nga gjigantët e Azisë dhe në një nga vendet teknologjikisht më të avancuara në botë me firma si "Samsung", LG etj.
Ne kemi pasur një ndërmarrje e cila prodhonte TV, radio, telefona. Ato ishin produkte të mira që ndoshta funksionojnë edhe sot. Unë ende ruaj për koleksion një telefon të prodhuar në vitet ‘80 në Shqipëri, i cili funksionon në mënyrë perfekte.
Më kanë treguar për një histori, sipas të cilës, para viteve ‘90 paskan krahasuar një telefon shqiptar bashkë me disa të huaj të të njëjtit model në atë kohë dhe nuk kanë dalluar dot të huajin, zviceranin nga shqiptari.
Qoftë e vërtetë apo trill kjo histori, fakt është që ne mundëm në kushte shumë të vështira të realizonim produkte të tilla dhe këtë mund ta bëjmë shumë më mirë sot.
Drejtuesit shqiptarë duhet të kenë vizionin, kurajën, përgjegjshmërinë dhe ambicien për të arritur atë që tani duket e pamundur ose fare e pakonceptueshme.
Rezultatet e mëdha vijnë kur është menduar dhe besuar se ato mund të arrihen.
Për këtë, fillimisht kërkohet një reformë serioze në arsim ku përfshihen investimet për krijimin e instituteve të teknologjisë dhe shkencës.
Në Shqipëri, pas viteve ‘90 konsiderohen "Alienë" ata që duan të studiojnë për matematikë, kjo dhe për faktin se nuk ka fusha ku ata të impenjohen.
Duhet gjithashtu vendosja e drejtësisë në gjykim dhe futja e konceptit të meritokracisë, me fjalë të tjera shmangien e fenomenit "Diploma fasadë".
Nevojitet në të njëjtën kohë një strategji nga ana e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, investitorët e huaj me dhe vendas, si shembulli grek ose ndonjë më i mirë. Qeveria shqiptare duhet që të mendojë për gjetjen e fondeve dhe me ndihmën e partnerëve tanë për ndërtimin e këtyre lloj parqesh teknologjike në të ardhmen krahas atyre energjetikë. Ne nuk duhet të mjaftohemi me nisma si ajo e instalimit të internetit në shkollat e vendit.
Ajo është një nismë shumë e mirë, por që duhet të shërbejë vetëm si nxitje të këtyre strategjive, duke i përgatitur të rinjtë me këto ide dhe jo të ngelet vetëm në planin e shuarjes së kureshtjes nga ana e të rinjve për të parë në internet e-mailin apo duke qëndruar në Feisbuk,(Facebook) gjithë ditën.
Të gjithë specialistët duhet të punojnë në këtë fushë për të bërë të mundur që dhe Shqipëria të ketë në të ardhmen një Vinton Cerf ose një Robert Khan (të dy këta konsiderohen si bashkëshpikësit e internetit). Ne duhet të krijojmë burime njerëzore dhe t‘i adresojmë ato në rrugën e duhur.
Duke realizuar këtë, ne mund të bëhemi të suksesshëm. Shembulli i këtyre vendeve duhet të na shërbejë si nxitje pozitive dhe jo si një "mision i pamundur".
Nëse ndjekim gjurmët e suksesit të tyre dhe kuptojmë mekanizmat e funksionimit të tij ndoshta një ditë, në të ardhmen mund të kemi dhe ne NOKIA-n tonë.