Degjenerimi zyrtar i ligjeve
Kur pak ditë më parë, ministri i ri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, shpalli si një ndër prioritetet e punës së tij ringritjen e ligjit antiduhan, mosbesimi dhe skepticizmi qenë dy nga prioritetet që e shoqëruan këtë iniciativë. Duke pasur parasysh se, sipas raporteve ndërkombëtare, zbatueshmëria e ligjeve në Shqipëri shkon te rreth 18%, si dhe fatin e mbrapshtë të këtij ligji, reagimi mosbesues i publikut dhe disa komentatorëve mediatikë është i justifikueshëm. Sikurse është plotësisht e justifikueshme edhe rihyrja, me bateri tepër të karikuara, e ministrit të Shëndetësisë në hemisferën e optimizmit triumfues të zbatimit të ligjit.
Ndërkohë kjo shpallje ministrore ngjalli polemika në pikën nëse z. Vasili kishte marrë përsipër të ringjallte një ligj të vdekur apo përgjegjësinë për të ringritur e normalizuar një ligj të degjeneruar. Madje kjo ndërdyshje është bërë mbisunduese edhe e një sërë edicioneve mediatike polemizuese. Pra, çështja e parë që shtrohet, lidhur me iniciativën e ministrit të ri të Shëndetësisë, është kjo: pas dy vjet e gjysmë hyrjeje në fuqi, e pas tre herë rrëzimi a mundet që një ligj, si p.sh., ai me nr. 9636, "Për ruajtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", mund të ringrihet me gjithë autoritetin e tij? Sepse të njëjtin fat me të kanë edhe shumë të ngjashëm të tij të miratuar e hyrë në fuqi, por që janë spostuar në koshin e moszbatueshmërisë. Përse? Për të analizuar është e domosdoshme të rikthehemi shkurtimisht në të shkuarën dëshpëruese të ligjit antiduhan, që as më shumë e as më pak, pas hyrjes në fuqi në datë 26 maj 2007, nuk pësoi ndonjë fat më tragjik sesa të ngjashmit e tij të përfshirë në rezultatin e mbi 80% të ligjeve shqiptare të pazbatuara.
Nga dita e miratimit në Parlament, me vetëm dy vota kundër, në datë 6 nëntor 2006 deri në ditën e hyrjes në fuqi, në datë 26 maj 2007, strukturave zyrtare shtetërore iu lanë më shumë se 6 muaj kohë për të parapërgatitur infrastrukturën e domosdoshme për zbatimin e ligjit antiduhan. Një periudhë kohore kjo plotësisht e justifikuar për implementimin e një ligji të ri, por që mund të etiketohet hapi i parë drejt degjenerimit. Për faktin se, përveçse i hëngri buxhetit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) 10 milionë lekë (të vjetra) - për vetëm një spot publicitar aspak serioz, të shfaqur, fillimisht, me datë gabim në ditët e para të majit e të korrigjuar në dy javët e fundit të tij - asnjë parapërgatitje tjetër nuk u bë për pranimin e këtij ligji nga publiku. Nga tre strukturat administrative të ngarkuara me përgjegjësi, nga ligji lëvizi për ca javë, gjymtueshëm, Inspektorati i Higjienës, kurse e shpërfillën hapur ligjin si policitë bashkiake e komunare ashtu edhe Policia Tatimore, që edhe sot vazhdojnë ta shkelin atë në mënyrë flagrante. Ky qëndrim, së bashku me paaftësinë dhe mospasjen prioritet nga ministrat Nard Ndoka dhe Anila Godo, të cilët ia deleguan zbatueshmërinë e ligjit vartësve aspak seriozë, përbëjnë hapin e dytë drejt degjenerimit. I lënë tërësisht dhe vetëm në dorë të drejtuesit të ISHP dhe homologut të tij të Inspektoratit Sanitar, ligji jo vetëm nuk u bë eficient, por hëngri edhe rreth 50 milionë lekë (të vjetra) të tjera fonde buxhetore, për billborde e spote publicitare të papara. Sikurse dhe më shumë se 20 milionë lekë (të vjetra) për të paguar, çdo muaj, me paga të dyta mbi 190 punonjës të Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kurrë nuk bënë ndonjë kontroll për të parë zbatueshmërinë e ligjit antiduhan. Po i njëjti truk përfitues u luajt edhe nga Inspektorati Sanitar, me përfitimin e orëve shtesë dhe dërgimin pranë bashkisë të procesverbaleve jo vetëm të pazbatueshëm, por që me shifrën e gjobës së ulur në 10 mijë lekë ishin antiligjorë dhe përbënin vepër penale (ligji parashikon në mënyrë taksative gjobitje të subjekteve ligjshkelëse me gjobë jo më pak se 50 mijë lekë dhe pa të drejtë rishikimi). Por futjen përfundimtare në gropën e degjenerimit ligjit nr. 9636, ia shkaktoi pararendësja e z. Vasili, ish-ministrja Anila Godo, e cila u filmua duke tymosur duhan brenda ambientit të ndaluar ligjërisht të një bar-restoranti.
Pa dashur të zgjatemi më tej në sjellje të fakteve të tjera, mund të konkludojmë se degjenerimi prej keqsjelljes së administratës së ulët e të lartë zyrtare dhe trajtimi si një mjet përfitimi individual, ka ndjekur edhe ligje të tjera, të gjendura brenda 80% të koshit ku kanë përfunduar ligjet e pazbatuara. Ndaj, në këtë këndvështrim, ata kurrsesi nuk mund të konsiderohen si ligje të dështuar, e aq më tepër të vdekur, por thjesht si të degjeneruar e të gatshëm për t‘u r implementuar sapo dikush nga titullarët përgjegjës do të dojë t‘i ringjallë. Ndaj dhe sjellja më e fundit e ministrit të ri të Shëndetësisë, Petrit Vasili, duhet konsideruar si një sipërmarrje korrigjuese, si një alternativë që reket t‘i kthejë seriozitetin strukturave institucionale, pikërisht atyre strukturave të cilat ligji i ngarkon me përgjegjësinë e zbatimit. Veçse me një shtesë: rizgjimi i ligjit antiduhan nga ministri Vasili është vetëm hapi i parë, pasi suksesi mbetet për t‘u verifikuar. Sikurse mbetet pezull vlerësimi nëse mund të legjitimohet optimizmi i arritjes së suksesit, tek sheh në krye të ushtrive të dala në sheshbetejën e ministrit të ri antiduhan po të njëjtët komandantë të formacioneve luftarake, që kanë sjellë degjenerimin dhe humbjen e betejave të mëparshme.