E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimorët: Mbledhja e tatim-fitimit dhe sigurimet mbeten problem

01/02/2010  Plani për vitin e kaluar u realizua në masën 95 për qind
Administrata tatimore ka ende vështirësi në mbledhjen e tatimit mbi fitimin, si dhe pagesat e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Në fund të vitit të kaluar plani u realizuar vetëm në masën 95,5 për qind nga kjo administratë, ku vetëm për tatim-fitimin mungojnë rreth 390 milionë lekë. Më problematike janë kompanitë eksportuese, të cilat kanë deklaruar një situatë të vështirë të krijuar si rezultat i efekteve që la kriza globale. Një mosrealizim ka gjithashtu edhe në zërat e tjera siç janë mbledhja e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në shumën e 4 miliardë lekëve minus apo disa taksa kombëtare. Sa i takon tatim-fitimit, administrata tatimore është munduar që të ndihmojë me rimbursimin në një kohë sa më të shkurtër të TVSH-së, për ato kompani që kanë hasur vështirësi financiare nga kriza ekonomike. Të ardhurat kanë pësuar rritje me mbi 4 për qind në raport me vitin 2008, por mosrealizimi i planit nga dy administratat që kanë kontributin më të madh në buxhet, Tatimet dhe Doganat, e detyruan Ministrinë e Financave të rishikojë buxhetin e vitit 2009 për të dytën herë. Shumë tregues të tjerë në buxhet kanë pësuar një rishikim, siç janë të dhënat për rritjen ekonomike. Në buxhetin e mëparshëm rritja ekonomike e vendit ishte parashikuar në 4.8 për qind, ndërsa Ministria e Financave e ka zbritur atë në 3.1 për qind.
Vendimet
Vendimet e komisioneve do të kenë si objekt dhënien në pronësi të sipërfaqeve, ashtu dhe heqjen e kësaj të drejte. Kjo do të jetë në varësi të ankesave dhe të kërkesave që do të vijnë. Në përfundim të procesit të verifikimit hartohet raporti përfundimtar i kontrollit, për sipërfaqen, objekt i kontrollit, një kopje e të cilit i dërgohet sekretariatit teknik për t’u paraqitur në Komisionin Qeveritar të Tokës, bashkë me vendimet.
Udhëzimet
Qeveria ka hartuar rregullat e reja për verifikimin e titujve të pronësisë. Bëhet fjalë për një udhëzim, i cili përcakton mënyrën e verifikimit të titujve të pronësisë që duhet të ndjekin komisionet vendore të verifikimit të titujve të pronësisë për tokat bujqësore të ish-NB-ve dhe për zonat me përparësi turizmin. Udhëzimi i dytë përcakton mënyrën e verifikimit të titujve të pronësisë, kur këtë verifikim e kërkon një individ apo një institucion.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›