Pranga për kontrabandë cigaresh
GJIROKASTER - Arrestohet për kontrabandë cigaresh 41-vjeçari.
Mbrëmjen e së hënës, specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ndaluan Stefan Kaçin, duke transportuar nga Tirana 225 steka me cigare. Policia kishte marrë një informacion të saktë për prezencën e mjaft stekave me cigare në një automjet tip “Benz”, me targë të Tiranës 8496 P që udhëtonte nga Kakavija në drejtim të pjesës veriore të saj. Rreth orës 22:00 u ngrit një postbllok në afërsi të fshatit Haskovë në autostradën Gjirokastër-Kakavije. Sapo ka mbërritur automjeti i ngarkuar me 4 koli cigare, policët i kanë kërkuar Kaçit lejen shoqëruese të mallit me vulën e doganës së Kakavijës. Mungesa e këtyre dokumenteve, ka shtyrë policinë e Gjirokastrës të ushtrojë kontroll brenda automjetit, ku u gjetën cigaret e markave “Marlboro” dhe “Philip Morris”. p.n