E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Na e kanë vrarë për motive politike”

09/06/2009  Deklarojnë familjarët e Xhindit

TIRANE- Për të zbardhur autorët e vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi, specialistët e Prokurorisë për Krime të Rënda kanë ripyetur për të disatën herë anëtarët e familjes së të ndjerit. Mësohet se përpara prokurorëve ata kanë hedhur në mënyrë të prerë çdo pistë hetimi të ngritur nga organi i akuzës, duke pohuar se Xhindi është vrarë për arsye politike nga kundërshtarët e tij. Mirëpo përkundër këtyre dëshmive organi i kauzës po vazhdon hetimet edhe në një pistë tjetër, e cila bën fjalë për ndonjë konflikt personal të të ndjerit Fatmir Xhindi. Aktualisht deri tani grupi hetimor ende nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e vrasësit të deputetit Fatmir Xhindi, i cili u ekzekutua me 6 plumba kallashnikovi në pragun e banesës së tij që ndodhet në Roskovec të Fierit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›