Rama: 28 qershori shënon ndarjen nga e vjetra
09/06/2009 Kreu socialist hap fushatën në Lezhë, një ditë pas PD-së
“Ne jemi për një politikë të re, që do të hapë vende të reja pune”
Lidershipi i Partisë Socialiste prezantoi dje kandidatët për deputetë për Qarkun e Lezhës. Me sa duket, dy partitë kryesore në vend, ajo Demokratike dhe ajo Socialiste, kanë vendosur të ndjekin njëra-tjetrën në takimet elektorale në rrethe të ndryshme të vendit. Kështu, dy ditë më parë ishte Partia Demokratike ajo që hapi zyrtarisht fushatën në këtë qytet, duke u pasuar nga një tjetër takim gjatë ditës së djeshme, kësaj radhe organizuar nga Partia Socialiste. Kryetari i kësaj partie Edi Rama, në një miting të organizuar me anëtarë e simpatizantë të PS-së në Lezhë, prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku. Në fjalën e tij kreu socialist kërkoi mbështetjen e lezhianëve për ekipin që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas tij, me programin e ri qeverisës, që do të marrë jetë pas 28 qershorit, të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, do t’u krijohen më shumë shanse për punë dhe më tepër prodhim vendas. Po kështu dhe gjatë këtij takimi Rama vuri në dukje faktin se duhet një politike e re për arsimin, në mënyrë që të mos ketë dallime mes fëmijëve të socialistëve apo demokratëve. Por kësaj radhe kryetari i Partisë Socialiste është shfaqur përpara mbështetësve të kësaj partie në mitingjet elektorale me një qëndrim disi ndryshe nga takimet e mëparshme, konkretisht duke sqaruar lidhur me arsyet pse Berisha dhe Meta kërkojnë votën e shqiptarëve më 28 qershor. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Krujë dhe Fushë-Krujë, Rama vuri në dukje se “ne jemi për një politikë të re, që do të hapë vende të reja pune duke nxitur prodhimin vendas, për një politikë të re që do të transformojë fshatin për të ushqyer çdo familje dhe çdo fëmijë të Shqipërisë, për një politikë të re që do të rimëkëmbë arsimin për të aftësuar fëmijët tanë, fëmijët e socialistëve e demokratëve pa dallim, qytetarë të nesërm shqiptarë të Bashkimit Europian. Për një politikë të re që do të rithemelojë shëndetësinë shqiptare për t’u kujdesur denjësisht për të gjithë të sëmurët dhe të moshuarit ndër ne. Duke e rikthyer shtetin në krye të detyrës dhe duke e çuar qeverinë pranë njerëzve, kudo ku ata jetojnë”. Duke qëndruar po në këtë linjë, kryetari i PS-së shtoi se “Sali Berisha ua kërkon votën e vetme që keni për arsye se ka një biznes për të mbajtur me qeverinë. Të tjerë djathtas në pushtet apo majtas në opozitën e opozitës ua kërkojnë të vetmen votë për të nxjerrë një gjysmë deputeti, që më pas ta nxjerrë mandatin e marrë nga ju në pazarin e vjetër të politikës së numrave dhe të interesave personalë, për ta mbajtur edhe 4 vjet të tjerë peng qeverinë tuaj, njësoj siç e kemi parë të jetë peng i lloj-lloj kryeministrash, i lloj-lloj ministrash, i lloj-lloj interesash, që s’kanë të bëjnë me interesat tuaja, me interesat e familjeve tuaja, me interesat e vendit tuaj. Kurse unë ua kërkoj votën për të bërë një ndarje të prerë, një ndarje radikale, një ndarje përfundimtare me të shkuarën dhe me politikën e së shkuarës”.
Statusi i minatorit
“Atyre që nuk punojnë dot dhe që nuk e kanë arritur moshën e pensionit nuk do t’u japim më trajtimin e veçantë prej 6500 lekësh, por pensionin minimal. Domethënë, pensionin minimal që fillon nga të paktën 12 mijë lekë (sigurisht të reja). Pensionin minimal të qytetit, 120 mijë lekë për secilin nga këta njerëz. Kërkesa legjitime për statusin e minatorit do të kthehet në realitet në 100 ditët e para të qeverisjes sonë.”
Vota për Metën e Berishën
“Sali Berisha ua kërkon votën e vetme që keni se ka një biznes për të mbajtur me qeverinë. Të tjerë djathtas në pushtet apo majtas në opozitën e opozitës ua kërkojnë të vetmen votë për të nxjerrë një gjysmë deputeti, që më pas ta nxjerrë mandatin e marrë nga ju në pazarin e vjetër të politikës së numrave dhe të interesave personalë, për ta mbajtur edhe 4 vjet të tjerë peng qeverinë tuaj, njësoj siç e kemi parë të jetë peng i lloj-lloj kryeministrash.”