E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës, dyndje të kërkesave për liri me kusht dhe ulje dënimi



Disa kohë pas pezullimit të përkohshëm të lirimeve me kusht dhe uljeve të dënimit në Gjykatën e Tiranës, ditëve të fundit vërshojnë kërkesat e panumërta të të dënuarve për të përfituar nga kjo e drejtë e bazuar në ligj. Vetëm gjatë muajit që kaloi dhe dy javëve të para të muajit qershor, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 70 kërkesa, nga të cilat 3 prej tyre janë pranuar, ndërsa të tjerat janë duke u shqyrtuar. Numri i madh i kërkesave për lirim me kusht filloi të shtohej edhe pas vendimit të kësaj gjykate për të dënuarin Sokol Koçiu, ku u vendos lirimi me kusht, kur i kishin mbetur vetëm 2 vjet burg për të vuajtur. Gjatë kësaj kohe janë depozituar të paktën 27 kërkesa për lirim me kusht, ku të dënuarit kanë premtuar para gjykatës se nuk do kryejnë vepra të tjera penale dhe se do punojnë pranë bizneseve të familjes apo dhe tek të afërmit apo miqtë e tyre. Ajo që vihet re është numri i madh i kërkesave për ulje të 90 ditëve nga dënimi, të cilat shënojnë plot 43 kërkesa të depozituara vetëm gjatë muajve maj-qershor. Mes emrave për lirim spikat ai i Kuqos së Beratit, i cili e ka depozituar kërkesën për lirim afro dy javë më parë, vetëm disa ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë. Pas vendimit të kësaj gjykate, e cila lironte nga burgu të pandehurin Aleksandër Kuqo dhe urdhëronte për së dyti herë shtrim të detyruar psikiatrik, përmes avokatit të tij, i forti i Beratit është duke shfrytëzuar edhe një mundësi tjetër lirimi. Në Gjykatën e Tiranës, dy javë më parë, Kuqo ka depozituar një kërkesë ku kërkon lirim të të burgosurit, pasi ende ndodhet me shtrim të detyruar në psikiatri dhe tashmë kërkon që “dënimin” ta vuajë në kushtet e shtëpisë. Kërkesa për lirim është depozituar në fund të muajit të kaluar dhe do të shqyrtohet në ditët në vazhdim nga gjyqtari Petrit Çomo. Një tjetër emër që spikat mes 70 kërkesave është ai i Ylli Kambos, i dënuar për firmat piramidale dhe që herë pas herë i drejtohet kësaj gjykate me kërkesa të ndryshme.

27 kërkuesit për lirim me kusht

Skënder Koçi, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Kreshnik Omari

Lurjan Kaçi, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Kreshnik Omari

Eduart Pashkaj, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Arben Micko

Ylli Kapo, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Bujar Krasniqi

Skënder Zhegu, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Ilir Çeliku

Ivi Kola, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Sokol Tona

Kapllan Shehi, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Gjin Gjoni

Alvaro Vishko, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Altin Abdiu

Altin Disha, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Arben Micko

Shaban Aga, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Bujar Krasniqi

Bledar Duraj, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Gjin Gjoni

Valter Janaqi, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Gerd Hoxha

Marenglen Gjeci, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Petrit Çomo

Milto Pema, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Ridvan Hado

Sokol Parreshi, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Gerd Hoxha

Ilir Cuku, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Ilir Çeliku

Agim Luli, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Artan Broci

Ylli Kambo, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Sokol Tona

Skënder Tufa, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Altin Abdiu

Yasin Ozel, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Petrit Çomo

Alfred Mulleti, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Shefkie Demiraj

Marjo Myftari, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Fatmira Hajdari

Fatjon Karroci, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Gjin Gjoni

Aleko Perlesi, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Sokol Tona

Xhevdet Rrokaj, lirimi me kusht, shqyrtohet nga Kreshnik Omari

Stavri Licenji, lirim i të burgosurit, shqyrtohet nga Altin Abdiu

Aleksandër Kuqo, lirim i të burgosurit, shqyrtohet nga Petrit Çomo

43 kërkuesit për ulje dënimi

Luan Faja, ulje dënimi, shqyrtohet nga Bujar Krasniqi

Redi Bregu, ulje dënimi, shqyrtohet nga Ilir Çeliku

Milto Pema, ulje dënimi, shqyrtohet nga Arben Micko

Marjeta Visha, ulje dënimi, shqyrtohet nga Ridvan Hado

Yasin Ozel, ulje dënimi, shqyrtohet nga Gjin Gjoni

Agim Biraci, ulje dënimi, shqyrtohet nga Altin Abdiu

Elton Bazelli, ulje dënimi, shqyrtohet nga Artan Broci

Adriana Kolami, ulje dënimi, shqyrtohet nga Artan Broci

Besim Xhameta, ulje dënimi, shqyrtohet nga Martin Deda

Ilir Çela, ulje dënimi, shqyrtohet nga Altin Abdiu

Mario Capasso, ulje dënimi, shqyrtohet nga Sokol Tona

Erjon Hysenllari, ulje dënimi, shqyrtohet nga Ilir Çeliku

Artan Sallaku, ulje dënimi, shqyrtohet nga Fatmira Hajdari

Alvaro Vishka, ulje dënimi, shqyrtohet nga Gjin Gjoni

Krenar Sako, ulje dënimi, shqyrtohet nga Shefkie Demiraj

Lule Jaku, ulje dënimi, shqyrtohet nga Altin Abdiu

Ermal Sulmina, ulje dënimi, shqyrtohet nga Fehmi Petku

Sokol Parreshi ulje dënimi, u shqyrtua nga Ridvan Hado

Igli Berberi, ulje dënimi, shqyrtohet nga Gjin Gjoni

Ermal Demushi, ulje dënimi, shqyrtohet nga Gerd Hoxha

Ardian Corri, ulje dënimi, shqyrtohet nga Shefkie Demiraj

Kostandin Fezo, ulje dënimi, shqyrtohet nga Petrit Çomo

Vera Murrja, ulje dënimi, shqyrtohet nga Bujar Krasniqi

Arjana Alla, ulje dënimi, shqyrtohet nga Ilir Çeliku

Eduart Lamaj, ulje dënimi, shqyrtohet nga Arben Micko

Nasip Ahmeti, ulje dënimi, shqyrtohet nga Kreshnik Omari

Marie Nallbati, ulje dënimi, shqyrtohet nga Arben Micko

Sarkan Merkuri, ulje dënimi, shqyrtohet nga Arben Micko

Stavri Papa Mikaeli, ulje dënimi, shqyrtohet nga Kreshnik Omari

Artur Muça, ulje dënimi, shqyrtohet nga Fehmi Petku

Olsi Leka, ulje dënimi, shqyrtohet nga Bujar Krasniqi

Roland Këndezi, ulje dënimi, shqyrtohet nga Ilir Çeliku

Murat Kapllani, ulje dënimi, shqyrtohet nga Shefkie Demiraj

Flamur Rokaj, ulje dënimi, shqyrtohet nga Fatmira Hajdari

Vezire Sina, ulje dënimi, shqyrtohet nga Fatmira Hajdari

Zenepe Kërkulaj, ulje dënimi, shqyrtohet nga Fehmi Petku

Mimoza Osmani, ulje dënimi, shqyrtohet nga Ridvan Hado

Sokol Methoxha, ulje dënimi, shqyrtohet nga Kreshnik Omari

Poliksen Muçollari, ulje dënimi, shqyrtohet nga Martin Deda

Ledian Tira, ulje dënimi, shqyrtohet nga Gjin Gjoni

Ermir (Saimir) Cani, ulje dënimi, shqyrtohet nga Gerd Hoxha

Mentor Cami, ulje dënimi, shqyrtohet nga Ridvan Hado

Fjorentina Bombaj, ulje dënimi, shqyrtohet nga Altin Abdiu

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›