E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Na është refuzuar importi”

 

 Pas disa muajsh kërkese në tregun e huaj, Shqipërisë nuk i është ofruar asnjë sasi gjaku nga vendet e Bashkimit Evropian dhe rajoni. Sipas zv/ministrit të Shëndetësisë, Arben Ivanaj, refuzimi nga tregu i huaj, duhet të shërbejë për nisjen e një procesi të mirëfilltë të dhurimit vullnetar nga e gjithë shoqëria shqiptare. Nga sa bën me dije Ministria e Shëndetësisë, gjatë 3  viteve të fundit është rritur me 30 % sasia e gjakut të dhuruar, gjë që dëshmon rritje të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë qytetare për njerëzit në nevojë. Por në fakt kjo rritje është deri diku artificiale. Kjo, pasi me anë të një urdhri të posaçëm të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, për çdo operacion të planifikuar, familjarët e pacientit detyrohen të japin gjak. Çka do të thotë se numri i personave që shkojnë me dëshirë për të dhënë lëngun jetik në bankat e gjakut është ende në nivele tepër të ulëta. Aktualisht nevojat janë 40 dhurime vullnetarë gjaku për 1 000 banorë, por ne nuk i kapërcejmë 20 dhurime për 1 000 banorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›