Na ishte nje here trajneri Han, tani pritet emri i ri ne stolin kuqezi
Largohet me ne fund, ne menyre zyrtare trajneri i kombetares sone, Ari Han. Holandezi nuk mberriti ne Tirane per te dhene doreheqjen, por FSHF deklaroi dje se ai eshte larguar, duke njoftuar zyrtarisht se mbetet qe te zgjidhet emri i ri. Han nuk do te jete me ne stol, per te drejtuar ndeshjen e kombetares sone, ne ndeshjen e radhes, ndaj Portugalise. Brenda javes pritet te emerohet nje trajneri tjeter, i cili do te jete vendas ose i huaj. Mbeten ende per t'u sqaruar disa ceshtje, per pasardhesin e Ari Han. Sipas FSHF, trajneri i ri dhe stafi i tij, do te drejtojne deri ne fund te eliminatoreve dhe me nje kusht rinovimi, per kualifikueset e edicionit "Euro 2012". Kushti i vetem do te jete fitorja ne ndeshjen miqesore, me Gjeorgjine, kater dite pas perballjes zyrtare ndaj Portugalise, por edhe loja e mire dhe pse jo nje barazim, me Portugaline ose Danimarken ne shtepi. Ne rast se kombetarja nuk do te kete rritje ne loje, atehere drejtimin e kuqezinjve, per eliminatoret e "Euro 2012" do ta marre nje trajner me staf te ri, qe do te kete te percaktuar qarte edhe objektivin final. Ndryshe nga Ari Han, qe mori drejtimin e kombetares me synimin se shpresoj qe te ngjitemi nje shkalle me lart, nga ku ndodheshin kuqezinjte dhe ecuria ishte me e dobet se me pare, me tutje trajneri do te marre drejtimin e kombetares nese garanton suksesin. Ne te kundert nuk do te jete e veshtire qe te shkarkohet, sic ndodhi kete radhe me holandezin Ari Han. U deshen disa dite qe drejtuesit e kombetares te bisedonin me menaxherin e Han dhe ta bindnin ate, qe te largohej, duke i paguar edhe nje pjese te kontrates, qe i skadon ne fund te vitit. Deri ne fund te eliminatoreve te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010" synohet nje staf shqiptar, per te drejtuar ekipin tone kombetar. Kjo per te ndryshuar stil, pas emrave te huaj dhe te njohur ne arenen nderkombetare.
Reformat
Pas largimit te trajnerit mesohet se edhe ne radhet e kombetares, do te kete ndryshime te medha. Nje pjese e lojtareve te vjeter ne moshe, do t'iu hapin rrugen elementeve te rinj dhe me perspektive, dhe stafi i ri do te kete si detyre paresore qe te perzgjedhe elementet e duhur.
Reformat
Pas largimit te trajnerit mesohet se edhe ne radhet e kombetares, do te kete ndryshime te medha. Nje pjese e lojtareve te vjeter ne moshe, do t'iu hapin rrugen elementeve te rinj dhe me perspektive, dhe stafi i ri do te kete si detyre paresore qe te perzgjedhe elementet e duhur.