E Shtunë, 31 Tetor 2026

Begaj shenoi golin e vetem per vlonjatet

Flamurtari shenon nje gol ne Vlore, Shkumbini pret sfiden "alla-Peqin"

Flamurtari fitoi ndaj Shkumbinit ndeshjen e pare ne Vlore, me nje rezultat minimal por te favorshem, per te shpresuar tek kualifikimi, ne finalen e Kupes se Shqiperise. Ne fund te ndeshjes, trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani deklaroi se peqinasit do te presin ndeshjen e dyte, me shpresen qe te prekin finalen e Kupes se Shqiperise, e cila eshte nje enderr per tifozet e qytetit. Sipas tij, edhe ne Vlore synohet nje rezultat pozitiv, por pavaresisht humbjes, shanset jane te medha per ekipin e tij. Pjesa e pare nisi me me shume vrull per vendasit. Ne stadiumin "Flamurtari" te Vlores, me '27, Begaj realizoi golin e pare te ndeshjes. Vlonjatet u treguan me kembengules, per te shenuar golin e dyte. Shkumbini, ashtu sic eshte paraqitur gjate ketij kampionati, edhe ne Vlore tregoi nje futboll racional dhe te pelqyeshem. Peqinasit jane mbrojtur me kujdes dhe nuk kane lejuar kundershtarin te realizoje golin e dyte. Nje gol i shenuar per Flamurtarin do te thote edhe per vlonjatet, qe kualifikimi nuk eshte zgjidhur ende. Ne Peqin do te jete e hapur gara per secilen prej skuadrave, por peqinasit do te perpiqen qe te shfrytezojne ne maksimum faktorin fushe. Flamurtari kaloi ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise, pasi zhvilloi nje ndeshje te trete, ndaj Partizanit. Pas dy ndeshjeve te para, Flamurtari u eliminua nga Partizani, por perfitoi qe te luante nje ndeshje te trete, nga nje vendimi i Komisionit te Disiplines dhe u kualifikua ne gjysmefinale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›