Bogdani "fshin" barazimin ndaj Sienes
Sulmuesi i Kievos, Erjon Bogdani foli per humbjen ne fund te javes se shkuar, 1-0 ndaj Milanit, humbje qe per shume persona shihej si e pamerituar. Ne fakt, verdheblute kishin disa shanse per te shenuar, por ne fund rezultuan te pafat, pasi Klarens Sedorf shenoi golin e vetem per milanistet e Karlo Ancelotit. "Te shtunen ne luajtem shume mire", - deklaroi Bogdani- ne kishim mundesi, por deshtuam ne finalizimin e aksioneve". Kievo do te ndeshet me Sienen kete fundjave, por Bogdanit nuk i pelqen as edhe nje barazim. "Kurre! Ne duhet te luajme dhe te fitojme ndeshjen", -nenvizoi ai- ashtu sic e perseriti edhe trajneri, duhet te ecim ne rrugen tone. Duhet te ruajme kete diference". Kievo ndodhet ne vend te 16-te, me 31 pike, pas 31 ndeshjeve, ne Seria A.