E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza mberthen ekipet shqiptare ne Maqedoni

Bashkimi, Alumina, Mileniumi i Ri dhe disa klube te tjera te liges se pare ne Maqedoni, kane fshire pjesemarrjen e metejshme ne futbollin e Maqedonise. Problemet financiare kane sjelle nje krize te dukshme edhe ne klubet e liges se pare. Recesioni ka goditur rende futbollin ne Maqedoni. Para fillimit te sezonit te ri, ose me saktesisht dy dite me pare, Bashkimi, ekipi qe mbeshtetet nga shqiptaret nuk i ka rezistuar probleme financiare. Kjo skuader ka fituar nje kupe te Maqedonise dhe mori pjese ne Kupen UEFA. Mediat maqedonase vene theksin mbi rolin e shtetit, qe duhet te nderhyje per te mos ngritur barriera ndaluese per bizneset e pronareve qe investojne mbi futbollin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›