E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro gjobitet, ofendoi gjyqtarin

Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro eshte gjobitur me 50 mije leke te reja, per shkak se ofendoi rende gjyqtarin e ndeshjes, Sokol Cekaj, pak dite me pare, ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise. Pas eliminimit te Partizanit nga Flamurtari, ne edicionin e kupes, pas ndeshjes se trete qe u zhvillua ne Durres, trajneri Shpetim Duro leshoi nje lume me akuza dhe shfryu inatin e tij ndaj gjykimit te ndeshjes. Fjalet e renda qe leshoi Duro, kishin ne fokus gjyqtarin e ndeshjes. Kesisoj, pretendimit te Duros se Partizani po sakrifikon duke luajtur edhe pa para, por gjyqtari Cekaj gjykoi ne menyre te njeanshme, pa asnje pergjegjesi per djersen e lojtareve te kuq, i eshte pergjigjur FSHF me nje gjobe. Pretendimeve te ish-trajnerit Mirel Josa, karshi klubit te Elbasanit, nuk iu eshte dhene asnje pergjigje, sepse sipas FSHF-se do te merret parasysh edhe zyrtari i Beses, Genti Kaja, per ofendim ndaj arbitrave dhe zyrtareve te FSHF-se. Lojtari i Lacit, Denis Mustafaraj dhe lojtari Bilisht Sportit, Ambrose Ohadore, per incidentin e kryer ne fushe, denohen secili me nga dy ndeshje pezullim dhe me 30 mije leke gjobe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›