Dopjetë e Bunjakut, Cana shemb Arsenalin
Kjo fundjavë ka qenë pozitive për shqiptarët që luajnë në kampionatet e ndryshme të Europës. Por mbi të gjitha për kosovarin Albert Bunjaku, i cili dje ka qenë autori i një dopjetë vendimtare në fitoren e rëndësishme 2-3 të arritur nga skuadrat e tij, Nurenbergu në transfertë ndaj Volsburgut në Bundesliga. Bunjaku shënoi golin e parë dhe të dytë përkatësisht në minutat 56 dhe 64. Me këtë dopjetë kosovari me pasaportë zvicerane arrin kuotën e 6 golave në 9 ndeshje në këtë sezon, duke u renditur i dytë në tabelën e golashënuesve. Para tij është vetëm Kisling i Bajer Leverkusen me 8 gola në 12 ndeshje. Një fitore të rëndësishme ka arritur edhe Sandërlendi i Lorik Canës që mposhti 1-0 Arsenalin. Mesfushori shqiptar ishte sërish një nga më të mirët në fushë në këtë takim, duke fituar ovacionet e publikut sa herë që ai prekte topin.
A. M
A. M