E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset Bylis, "KO"

Bylis dominon Kategorinë e Parë, duke nisur kështu arratisjen e vetme në krye të klasifikimit, pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj Besëlidhjes në javën e 11-të. Ndjekësi më i afërt i ballshiotëve, Elbasani, është ndalur në Burrel, ku është mundur në Burrel 2-1. Një fitore surprizë ka ardhur nga Lushnja, e cila ka fituar brenda në "Selman Stërmasi" ka mposhtur Partizanin 2-0. Të kuqtë kanë humbur edhe një penallti, me anë të Karapicit. Partizani vuan çorganizimin total, ku veç problemeve financiare, tashmë ka edhe probleme në drejtim. Në këto kushte, Partizani, nëse situata nuk ndryshon në merkaton e janarit, duket se do të luftojë për të e qëndruar në Kategorinë e Parë. Ada mundi brenda Luftëtarin në Gjirokastër. Kamza fitoi në Skrapar 1-0. Fitore me vlera ka marrë edhe Pogradeci, 1-0 në fushën e Sopotit të Librazhdit.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›