E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot "derbi" Teuta-Besa

Tirana, kampione në fuqi, do të jetë mysafire në fushën e Laçit, në një transfertë të vështirë dhe delikate për vazhdimësinë, pasi vendasit nuk falin kollaj në shtëpi. Morali në të dyja kampet respektive duket i lartë, pasi Laçi vjen pas një barazimi në Vlorë, ndërsa Tirana pas tri fitoresh radhazi. Kjo e bën mjaft interesante këtë ndeshje. Besa e vendit të dytë do të luajë derbin me Teutën e Durrësit, në fushën e kësaj të fundit. Kavajasit, që pësuan dy humbje radhazi, në javën e 9-të dhe të 10-të, konkretisht në Krujë me Kastriotin dhe në shtëpi me Dinamon, kanë vetëm një rrugë, për të mbetur sërish pretendentë: të marrin 3 pikët në "Niko Dovana". Por, që ta arrijnë këtë, duhet kaluar një pengesë e madhe, siç janë "djemtë e detit". Këta të fundit, veçanërisht në fushën e tyre, kanë qenë të pathyeshëm në këtë kampionat, ndaj verdhezinjtë duhet t‘i bëjnë mirë llogaritë.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›