E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lobim ndërkombëtar për gazsjellësin TAP

Sipas tij, Shqipëria ka përafruar legjislacionin për këtë qëllim, teksa ka shtuar se kalimi i këtij gazsjellësi në vendin tonë do të sillte rritje të madhe punësimi.

Naço ishte në një takim në Ministrinë e Ekonomisë me përfaqësuesin e kompanisë TAPë, i cili theksoi se në korrik të këtij është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me kësaj kompanie dhe Shqipërisë. Ai shtoi se investimi është prej 1 miliardë eurosh dhe po bashkëpunohet me Shqipërinë për këtë qëllim.

Përfaqësuesi i TAP vlerësoi se realizimi i projektit në territorin shqiptar pritet të sjellë zhvillim ekonomik, punësim, krijimin e rrjetit të transmetimit energjetik të gazit natyror, etj. TAP ka në përbërje tre sipërmarrje gjigante të gazit, "EGL", "Statoil" dhe "EON" dhe po garon në konsorciumin Shah Deniz në fushat gazmbajtëse të Kaspikut në Azerbajxhan.

Projekti TAP "Trans Adriatik Pipline", do të mundësojë kalimin e gazit natyror nëpërmjet korridorit jug-lindor nga deti Kaspik, në Azerbajxhan, më pas në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri, dhe më pas nëpërmjet detit Adriatik, do të përfundojë në Itali, duke e kthyer vendin tonë në një pikë strategjike për shpërndarjen e energjisë në rajon. 

Projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz të tregjeve Evropiane. TAP, duke hapur një korridor të ri të gazit në Evropë, atë jug lindorin, do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga deti Kaspik e më gjerë.

Projekti është hartuar për ta zgjeruar kapacitetin e transportit nga 10 në 20 MMK në vit dhe parashikon rrjedhjen fizike të gazit dhe në drejtim të kundërt deri në masën 80%. Aksionarët e këtij projekti janë tre nga firmat më të rëndësishme të prodhimit dhe transportimit të gazit në kontinentin Evropian, EGL Zvicrës (42.5%), Statoil i Norvegjisë (42.5 %), dhe E.ON Ruhrgas i Gjermanisë me 15 5 %.  Zgjidhja e transportit të TAP do të jetë rreth 800 km në gjatësi, nga ku 466 km në Greqi, 204 në Shqipëri, 110 km në det të hapur Adriatik, dhe 4 km në Itali. /Start/

                                                                                             2011-11-23 09:40
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›