E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naco: Koalicioni me PD, i suksesshem Qamil Xhani

Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Nasip Naco, e ka cilesuar koalicionin me Partine Demokratike si te suksesshem. Gjate nje bashkebisedimi ne “Facebook”, deputeti i LSI-se u shpreh ne formimin e koalicioneve, LSI-ja do te udhehiqet vetem nga interesat e vendit. “Ne per te qene te sinqerte, i qendrojme marreveshjes qe kemi bere ne vitin 2009 me Partine Demokratike. Kemi krijuar nje koalicion, i cili edhe ne keto vite, per mendimin tim, pavaresisht momenteve te vecanta ka qene i suksesshem, i ka dhene vendit nje stabilitet ekonomik dhe politik. Kujtojme deri para disa vitesh na duheshin dite e jave te tera neper ambasada per te marre nje vize, ndersa sot te gjithe shqiptaret levizin lirisht ne Evrope”, u shpreh Naco. Ai shtoi, se koalicioni i LSI-se ne zgjedhjet e qershorit, do te kete si prioritet ato forca qe kane ne qender te programit zhvillimin e vendit. “Une besoj qe LSI nuk niset nga numrat sesa do te marre. Ne jemi nisur nga alternativa per te garuar ne kete fushate elektorale, me disa alternativa per te rritur punesimin per te gjithe ato te rinj e te reja, brenda dhe jashte vendit, qe kane nevoje per nje vend pune ne kete vend. Dhe nisur nga keto prioritete ne do te bejme koalicion me te gjithe ato qe kane keto prioritete, qe jane te rendesishme per te gjithe shqiptaret”, u shpreh Naco. Deputeti i LSI-se ka komentuar dhe qendrimin e kesaj force politike ne lidhje me ngritjen e komisionit per hetimin e listave te zgjedhesve dhe ndarjes se mandateve. Sipas tij, edhe vet Partia Socialiste nuk e kishte marre seriozisht ngritjen e ketij komisioni. “Ne Kukes, PD ne qershor te 2009 ka marre 23 mije vota, ndersa PS ka marre 13 mije vota dhe kane dale perkatesisht 3 deputete per PD-ne dhe 1 per PS-ne. Besoj se kjo diference si ne Berat dhe ne Kukes te hedh nje hije dyshimi qe mund te kete nje fiktivitet ne lista dhe ne banore, sipas ligjit elektoral ne qarkun e Kukesit. Une prandaj votova qe te hetohej nga Parlamenti ky problem. Por, mund te them se edhe Partia Socialiste nuk besoj se e kishte seriozisht kete kerkese pasi pame se ne salle nuk kishte me shume se 50 deputete nga i gjithe grupi i saj”, u shpreh Nasip Naco. Deputeti i LSI-se ka folur dhe per privatizimin e CEZ Shperndarje dhe problematiken qe ka sektori energjetik. Ai u shpreh, se ne kohen qe ai drejtonte Ministrine e Ekonomise, kontrata parashikonte qe kompania qe e merrte rrjetin e shperndarjes, ta menaxhonte ate me mire. “Enti Rregullator i Energjise eshte garanti i zbatimit te kesaj kontrate. Une besoj se kompania CEZ, nuk e ka menaxhuar ne menyre te suksesshme kompanine e saj, ka pasur shume probleme, jemi te gjithe te ndergjegjshem qe kjo kompani abuzon me qytetaret, ka fatura fiktive, si venia e fatura afrofe ndaj qytetareve”, tha Naco.

Drejtuesit e LSI: Ftesa e Rames nuk ishte serioze

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, tre dite me pare riperseriti ftesen per Levizjen Socialiste per Integrim qe te behet pjese e koalicionit opozitar. Ftesa e kreut te PS-se u be gjate nje konference qe zhvilloi ne rrjetin social “Twitter”. Drejtuesit e LSI-se e kane cilesuar ftesen e Rames, si jo serioze per vet rrethanat ne te cilat u be ajo. Sekretari per Ceshtjet Ligjore Ylli Manjani, u shpreh se LSI-ja nuk mund te beje koalicion me forca qe nuk pranojne te votojne tre ligjet e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. “Nuk eshte ndonje qejf i madh te perdoresh “Twitter”. Ne ne LSI perdorim fjalen ne mexhlisin politik. Dhe vendi ku zhvillohet fjala, eshte media e lire. A ka nje pergjigje zyrtare ne lidhje me ate qe thote Rama ne “Twitter”, sigurisht jo nuk ka. Ne ne LSI nuk kemi armiq ne politike, ne nuk kemi armiq politike. Ideja e Rames per te rrezuar nje armik qe na qenka Berisha, eshte ide e gabuar”, tha Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne LSI, Ylli Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›