Naço: Kontroll të rreptë tregtimit të naftës bruto
Pas disa shqetësimeve që kishin ardhur pranë METE, në lidhje me tregtimin e naftës bruto, jashtë destinacionit ligjor dhe teknik për përdorimin e saj, ministri i ri i Ekonomisë, Nasip Naço, urdhëroi ngritjen e menjëhershme të grupit të punës, për verifikimin e të gjitha shoqërive të tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Naço ka kërkuar edhe nga shoqëritë që operojnë në fushën e prodhimit të naftës bruto mbi bazën e marrëveshjeve hidrokarbure, të zbatojnë korrektësisht këto marrëveshje, për të mos lejuar në asnjë rast tregtimin e prodhimit të tyre, për t’u përdorur si lëndë djegëse jashtë destinacionit ligjor dhe teknik. Për kontrollin e kësaj veprimtarie u urdhërua që përveç iQT të angazhohen direkt edhe strukturat e AKBN brenda detyrave dhe kompetencave të tyre. Ministri i Energjetikës i kërkoi Kryeinspektorit të iQT zbatimin me rigorozitet të ligjit nr. 8450, “Për përpunimin transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve do të zbatohen me rigorozitet të gjitha sanksionet që parashikon ligji, nga vendosje gjobe deri në heqjen e lejes së tregtimit, apo të autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë. Ai iu kërkoi shoqërive që operojnë në fushën e prodhimit të naftës bruto, mbi bazën e marrëveshjeve hidrokarbure, të zbatojnë korrektësisht këto marrëveshje, për të mos lejuar në asnjë rast tregtimin e prodhimit të tyre për t’u përdorur si lëndë djegëse jashtë destinacionit ligjor dhe teknik. Për kontrollin e kësaj veprimtarie u urdhërua që përveç iQT të angazhohen direkt edhe strukturat e AKBN brenda detyrave dhe kompetencave të tyre. Për shkeljet që mund të konstatohen, tha ministri, do të bashkëpunojmë edhe me strukturat e tjera që mbulojnë çështjet e legjislacionit për politikat fiskale, për mbrojtjen e mjedisit dhe për mbrojtjen nga zjarri.