E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e posteve Ndan PD-në, Patozi dhe Gjana kundërshtojnë njëri-tjetrin

Autori i Lajmit: Redaksia
Ndarja e posteve qeveritare nga ato partiake duket se ka ndarë në dy kampe Partinë Demokratike. Ndërsa shtohen zërat pro një organizimi të ri të partisë që përfshin edhe ndarjen e posteve, nga ana tjetër shtohen edhe opinionet që kërkojnë ruajtjen e strukturës aktuale. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, njëherësh nënkryetari i PD-së Astrit Patozi është shprehur pro ndarjes së posteve qeveritare nga postet e sekretariatit, pasi sipas tij kjo i shërben forcimit të partisë. Nga ana tjetër Jemin Gjana, një prej politikanëve më të shquar të PD-së, është pro ruajtjes së strukturës aktuale të partisë. Sipas tij reformimi i PD-së duhet të prekë vetëm postin e sekretarit organizativ dhe atij për marrëdhëniet me median ndërkohë që postet e tjera nuk kanë pse të ndahen. Dy ditë më parë dhe anëtari i PD-së Edi Paloka, iu bashkua zërave që janë shprehur pro ndarjes së posteve, duke thënë se sekretarët e Partisë nuk duhet të mbajnë poste shtetërore. Anëtari i kryesisë së PD- së Edi Paloka, ka thënë se ndarja e posteve do të forconte akoma më shumë strukturat e partisë. Nga i gjithë ky debat për ndarjen e posteve janë përjashtuar në mënyrë të prerë kupola e partisë, kryetari, 2 nënkryetarët dhe sekretari i Përgjithshëm të cilët në çdo rast do të përfaqësojnë demokratët në qeveri dhe në parti.

Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›