E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço: Opozitën do e presim deri në dhjetor

 

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i LSI-së, Nasip Naço, në lidhje me mandate e deputetëve të opozitës, deklaroi se “Kuvendi mund t’i drejtohet në çdo moment KQZ-së për të nisur procedurat e zëvendësimit të deputetëve socialistë, të pa betuar pas fitimit të mandatit në 28 qershor, por për këtë do të pritet deri në dhjetor”. “Nuk besoj se do të arrijmë deri tek shterimi i listës së partive politike, pasi përpjekjet janë të gjithanshme që opozita të zërë vendin e saj në Parlament. Unë kam bindjen se brenda dhjetorit opozita do të zërë vendin e saj në Parlament. Në rast se ai i shmanget betimit atëherë sekretariati i përkohshëm do t’i drejtohet KQZ me një relacion për t’i shpjeguar se një grup deputetësh apo një deputet i veçantë nuk pranon të bëjë betimin, detyrimisht do të zbatohet Kodi Zgjedhor nga Komisioni”, tha Naço.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›