Siguria miraton ligjin “Antimafia”
Komisioni i Sigurisë miratoi dje projektligjin “Antimafia” në prezencën e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Në mbledhjen e djeshme është kaluar pa probleme drafti i ri pasi më parë ka pasur bekimin e ndërkombëtarëve si PAMECA, OPDAT dhe EURALIUS. Nisma “Antimafia” sjell shfuqizimin e ligjeve të mëparshme. Një nga hartuesit e këtij drafti, deputeti demokrat Viktor Gumi deklaroi në mbledhjen e komisionit se “do të ketë vetëm një draft integral dhe se nuk do të ketë më ligje të tjera që do të kenë për sekuestrimin e pasurive”. Ky projektligj parashikon që të hetohen edhe personat që kryejnë korrupsion, të cilat kanë vënë pasuri në mënyrë të paligjshme. Drafti pritet të miratohet në seancën parlamentare të ditë së enjtes.