E Diel, 1 Nëntor 2026

Vilat në fshatrat turistike,procesi i shitjes mbaron në 2010

 

I gjithë procesi i shitjes së vilave në fshatrat turistikë duhet të përfundojë brenda 6 muaj ka miratimi i ligjit “Mbi rregullimin e pronësisë në zonat me përparësi turistike”. Një sanksionim i tillë është bërë pas propozimit të nga deputeti i PD-së, Eduart Halimi, i cili e ka lidhur këtë me procesin e legalizimit të zonave informale. “Ne duhet të përcaktojmë afate, nuk duhet të veprojmë si me procesin e legalizimit duke mos përcaktuar afate. Prandaj nuk duhet të lemë këtë çështje pambarim”, deklaroi Halimi. Ideja e tij është pranuar nga ana e anëtarëve të tjerë të komisionit parlamentar të Ligjeve, të cilët fillimisht propozuar periudhën 1 vjeçare, por më pas kanë caktuar periudhën 6-mujore të përfundimit të këtij procesi, duke përllogaritur që brenda vitit 2010 një gjë e tillë të marrë fund. Në ndryshim nga propozimi i paraqitura nga qeveria, fshirja e pronës ekzistuese nuk do të bëhet në fillim të procesi, pra nuk do të zerohen pasuritë, por një gjë e tillë realizohet pasi kryhet blerja e truallit. “Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën fshirjen e regjistrimit të veprimit juridik për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi njësinë e ndërtimit, mbi bazë të relacionit shpjegues mbi procesin e verifikimit të kryer nga ALUIZNI, sipas nenit 7 të këtij ligji”, thuhet në 8 të draftit të miratuar. Deputetët e PD-së ishin kundër idesë që të fshihet pasurie e regjistruar në mënyrë të kundraligjshme dhe më pas të realizohet regjistrimi i tyre, duke ia lënë këtë proces ALUIZNI. Demokrati Halimi theksoi se nuk duhet të shmanget Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga ky proces, por është ky institucion që merr përsipër fshirjen apo regjistrimin e pronësisë. Në projektligj është përcaktuar se nëse nuk paguhet pagesa truallit nga personat iu hiqet e drejta e posedimit, duke bërë që prona t’i kalojë në fondin e kompensimit të ish-pronarëve. Gjithashtu, edhe fondet do të kalojnë në arkën e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për t’u përdorur për kompensimin financiar të subjekteve të shpronësuara.                 b.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›