E Diel, 1 Nëntor 2026

“Integrimi europian të kthehet në axhendë kombëtare”

01/07/2011  Ambasadori i BE-së, i Spanjës dhe ai i Hungarisë apel poetikës që të nisë dialogun

Për Bashkimin Europian Shqipëria i ka të gjitha shanset që të integrohet në familjen e madhe eurpiane, por kjo varet nga klasa politike. Ambasadori i BE-së në vend, Etore Sekui, ambasadori i Hungarisë, Sandro Molnari, dhe ai i Spanjës, Rafael Perez, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me rastin e ditës së fundit të mbajtjes së presidencës së BE-së nga Hungaria dhanë dje mesazhe të forta në drejtim të klasës politike shqiptare. Sekui, Molnari e Perez kërkuan sot që politika të punojë shumë në drejtim të integrimit të vendit, pasi kjo do të ishte në interes të vetë shqiptarëve, dëshirës së tyre për të qenë pjesë e BE-së. “Mund të them pa pikë dyshimi se kjo nuk do të ishte vetëm në interes të Shqipërisë, por duhet ta dimë se kjo është dëshira e qytetarëve dhe pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë. Kjo gjithnjë nëse është e vërtete që më shumë se 90% e Shqipërisë e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe kjo do të thotë se dhe politikanët duhet ta mbështesin këtë punë”, - u shpreh ambasadori i BE-së. Ndërsa sipas ambasadorit Sandro Molnari dialogu politik kishte nisur të funksiononte mirë në vend para zgjedhjeve lokale, por sapo nisi procesi zgjedhor, që ende nuk ka përfunduar, këtu nisi problematika. “Mund të themi se patëm kënaqësinë të shihnim para zgjedhjeve lokale se kishte filluar puna për zbatimin e planit për zgjerimin. Meqenëse procesi paszgjedhor është ende në vazhdimësi, dua të theksoj se nuk ka asnjë alternativë tjetër realiste për Shqipërinë përveç nisjes së dialogut politik.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›