Në nëntor ndryshon ligji i pronave
01/07/2011 Nga 1993 deri më sot janë dhënë mbi 55 000 vendime për njohjen e pronës në shkallë vendi
Planveprimi parashikon ngritjen e një strukture të re pranë dikasterit të Drejtësisë
Ligji i pronave do të ndryshojë deri në nëntor të këtij viti. Ndryshmet pritet të sjellin përmirësim të kuadrit ligjor për procedurat e kompensimit të pronave, si dhe një harmonizim më të madh mes institucioneve që merren me procesin e pronave, siç janë AKKP-në, ZRPP-në, ALUIZNI-n, DASHPP-në, KQT-në, Avokaturën e Shtetit. Për të siguruar këtë harmonizim dhe unifikim të informacioneve do të ngrihet një strukturë e re pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do të mbikëqyrë e monitorojë procesin e kompensimit të pronave.
Ndryshimet
Në ndryshimet e ligjit të pronave do të pasqyrohet plani i qeverisë për zbatimin e skemës definitive që do të nisë funksionimin nga viti 2013. “Skema do të jetë pjesë e ndryshimeve që parashikohen të bëhen në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës deri në fund të nëntorit 2011. Kjo skemë parashikohet të diskutohet gjatë muajve qershor-korrik të këtij viti me ish-pronarët dhe grupet e tjera interesi të interesuara”, - theksohet në planveprimin e qeverisë. Kuadri ligjor për pronat paraqitet mjaft i fragmentuar dhe ka nevojë të konsolidohet dhe të thjeshtohet për të përcaktuar procedura të thjeshta dhe transparente kompensimi, gjë që është theksuar edhe nga Gjykata Evropiane në vendimet e saj për disa raste të përsëritura. Struktura e re, e cila do të ngrihet deri në nëntor 2011 do të përgatisë, ndjekë dhe realizojë politikat dhe veprimtaritë që lidhen me hartimin e studimeve në fushën e legjislacionit për të drejtat e pronësisë, kryen dhe përfundon analizat tekniko-ligjore të vlerësimit, të efektivitetit të legjislacionit, harmonizimin tekniko-ligjor të brendshëm të legjislacionit për të drejtat e pronësisë.
Statistikat e njohjes së pronave
Pas shkrirjes së Zyrave Vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në secilin qark të vendit, aktualisht procesi realizohet vetëm në zyrën qendrore të AKKp-së, e cila ka kompetencat e rishikimit ndaj vendimeve të dhëna nga këta të fundit, por në raste të caktuara ndaj vendimeve të dhëna nga ish-komisionet paraardhës të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave. Kështu pra i gjithë procesi administrativ i shqyrtimit dhe vendimmarrjes është përqendruar në AKKP-në e Tiranës. Nga fillimi i procesit në vitin 1993 e deri më sot rezulton të jenë dhënë në shkallë vendi mbi 55 000 vendime për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin e pronës dhe njohjen e së drejtës së kompensimit, për rreth 43 000 subjekte të shpronësuara. Sfida e ardhshme për AKKP-në do të jetë ekzekutimi në masë të plotë i të gjithë atyre vendimeve të dhëna në vite, të cilët parashikojnë njohjen e së drejtës së kompensimit ndaj subjekteve të shpronësuara, për pronat, kthimi fizik i të cilave ka qenë i pamundur.