E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nada shpjegon tatuazhin në gjoks, Romi sulmon Çimin

Mëngjesi ka qenë i qetë për banorët e "Big Brother", përveçse për Rominën dhe Shkëlqimin. Shkëlqimi kishte dalë në kopsht për të shijuar rrezet e diellit, ndërkohë që Romina nis ta ngacmojë duke e pyetur se çfarë ka. Ai i përgjigjet se nuk ka gjë, por Romina vazhdon ta ngacmojë në lidhje me lojën e tij. Shkëlqimi i thotë se ai ndihet mirë kur edhe Romina e tillë. Ajo akuzon Shkëlqimin se bën rolin e korrierit dhe se ka nxjerrë bisedat që ka bërë me të te banorët e tjerë, megjithëse nuk i kujtohen rastet konkrete. Shkëlqimi mbrohet duke i thënë se nuk ka kërkuar ndihmë dhe nuk ka qarë ndonjëherë, por ka hasur në reagimin e menjëhershëm të Rominës, e cila e ka pyetur nëse atij i dukej vetja më i fortë meqenëse nuk ka kërkuar ndihmë. Romina duket shumë e sigurtë në vetvete, duke i thënë se ai nuk ka shanse kundër saj. Dy protagonistët vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për thashethemet që kanë bërë prapa krahëve. Debati ka arritur kulmin kur Romina kërcënon dukshëm Shkëlqimin, duke i thënë se bën vaki se nuk del të shtunën, ajo "do t‘ia nxijë" si jashtë, ashtu edhe brenda. Acarimet mes tyre kanë vazhduar më pas edhe në kuzhinë. Shkëlqimi ishte duke ngrënë dhe Romina po lante enët, dhe me tone të larta e ngacmon atë. Mes tyre është krijuar një situatë acaruese. Ajo i thotë se kësaj jave
kur të dalë, të ketë kujdes se mos fillon të qajë. Romina ofendon Shkëlqimin dhe i thotë se nuk do të merret më me të dhe se atë po e ngacmove vjen erë. Situata është acaruar kur Romina është afruar tek Shkëlqimi dhe duke e prekur në shpatull e pyet se çfarë është duke ngrenë. Shkëlqimi, i bezdisur, i kërkon të mos e prekë me dorë. Ofendimet nuk kanë munguar nga të dyja palët. Por ngacmimet nuk mbarojnë këtu. Bisedat mes tyre vazhdojnë edhe më vonë me ironi dhe tallje. Romina i thotë Shkëlqimit që është shumë larg për t‘u marrë me të, ndërsa Shkëlqimi i thotë se "nëse ajo heq syzet, do të duket më afër". Në debat ka hyrë edhe Najada, e cila i hedh benzinë zjarrit, duke nxitur më shumë debatin midis tyre. Tashmë ai gjendet i vetëm në këtë kurth të Romit dhe Najadës. Najada e pyet Shkëlqimin nëse do të largohet përpara Rominës. Çdo bisedë e tyre ironizohet dhe nuk kanë munguar as talljet dhe ofendimet. Romina i thotë Shkëlqimit se ai për të është një test me të cilin ajo stërvitet. Ajo shton se me këtë fasadë që Shkëlqimi ka, nuk bën dot as dy hapa. Ajo i përmend Shkëlqimit të gjithë temat e debateve dhe thashethemet që ai ka hapur në shtëpi. Romina i thotë atij se nuk e sheh dot. Ai gjendet në një sulm të ashpër nga Najada, e cila e akuzon se fut në sherr banorët e shtëpisë.

Thashetheme

Najada me Rominën kanë dalë në kopsht dhe flasin për banoret e reja. Najadës i bëjnë përshtypje sjelljet e tyre dhe mënyra e të komunikuarit. Rominës i duken shumë mendjemëdha. Ato flasin për kandidimet e kësaj jave dhe se vajzat e reja nuk e kanë privilegjin e imunitetit prej dy javësh. Megjithatë Romina mendon se të dyja nuk e kanë të gjatë dhe se loja më e fortë është mes banorëve të vjetër. Najada thotë se është keq kur vjen në këtë mënyrë, ajo mendon se do të ishte më mirë të mos i kishin sjellë. Edhe Romina është e këtij mendimi. Biseda vazhdon me Besartën, e cila sipas Rominës është thjesht numër në atë shtëpi, ndërsa Najada thotë për Arbrin që nuk u duk shumë i mërzitur kur doli Julinda. Nuk kanë munguar as thashethemet për Shkëlqimin.

Najada për tatuazhet

Najada i tregon Jonidës për tatuazhet që ka në trup. Ajo i thotë se ka gjashtë tatuazhe. Tatuazhin që ka në shpatull ka qenë pari që ka bërë. Jonida e pyet nëse ka ndjerë dhembje, por Najada i përgjigjet se varet nga njeriu se sa e duron dhembjen, disa nga tatuazhet i kanë dhembur dhe kështu Najada i tregon se cilët. Jonida është kureshtarë të dijë se çfarë e ka shtyrë Noçen të bëjë shqiponjën. Najada i përgjigjet se ka dy arsye, e para është se i pëlqen si shpend dhe e dyta sepse ka jetuar në Itali për një periudhe pesëvjeçare. Ajo dëshironte të bënte një simbol shqiptar, kështu që e bëri shqiponjë të cilën e kishte pikturuar vetë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›