E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez u trembet simulimeve të Drogba

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, kërkon që gjyqtari i gjysmëfinales së kthimit në Champions të bëjë kujdes nga ato që i cilëson "rënie teatrale të Didier Drogbasë". Benitez beson se sulmuesi bie lehtësisht në tokë. "Kur ke kundërshtar Drobganë, gjëja më e rëndësishme është që gjyqtari të jetë i mirë", tha ai. "Nuk mund të bëjmë asgjë, këtë e them sepse duket fare qartë. Në 19 ndeshje me Çelsin kam grumbulluar pamje dhe me kalimin e viteve Drogba më habit: simulimet bëhen hapur. Ia kam treguar episodet lojtarëve dhe mendoj se Sketel e Karrager e mbuluan shumë mirë në ndeshjen e parë, por problemi ishte gjyqtari, që vazhdonte të jepte faulle".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›