Nadal, i sigurt
Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal tejkaloi sfidën nga Bernand Tomic për të kaluar në rrethin e katërt të Australian Open. Nadal nuk ishte në formën e tij më të mirë, por arriti të fitojë në tri sete 6-2, 7-5, 6-3 ndaj australianit dhe përgatiti përballjen me kroatin Marin Cilic, i cili mposhti John Isnerin, 4-6, 6-2, 6-7, 7-6, 9-7.
Britaniku Andy Murray vazhdoi rrugëtimin e tij pas fitores bindëse ndaj Guillermo Garcia-Lopez. Tenisti numër pesë në botë e shkatërroi kundërshtarin e tij, duke e mposhtur në tri sete 6-1, 6-1, 6-2.
Skocezi 23 vjeç, i cili ende nuk ka humbur asnjë set, do të takohet me Jurgen Melzer, i cili fitoi ndaj Marcos Baghdatis. Bartësi i dhjetë Mikhail Youzhnjy dhe Jo-Wilfried Tsonga u eliminuan në rrethin e tretë.
Milos Raonic e mposhti Youzhnyn Youzhny 6-4, 7-5, 4-6, 6-4 dhe siguroi përballjen me spanjollin David Ferrer, ndërsa ukrainasi Alexandr Dolgopolov e rrezoi Tsongan 3-6, 6-3, 3-6, 6-1, 6-1.
Youzhny është tenisti i parë brenda 10 bartësve të parë që u eliminua në Melbourne Park këtë vit. Robin Soderlign vazhdoi serinë prej tetë fitoreve, duke mposhtur holandezin Jan Hernych 6-3, 6-1, 6-4. Ai do të takohet me Dolgopolovin të hënën.
Te femrat, Vera Zvonareva dhe Kim Clijsters të dyja kaluan kundërshtare të forta, derisa siguruan pjesëmarrjen në rrethin e katërt. Bartësja e dytë Zvonareva u mund dy herë në shërbim të saj kur ishte në kërkim të përmbyllte fitoren ndaj Lucie Safarova, por në fund triumfoi 6-3, 7-6 (11-9).
Ndërsa Clijsters, bartëse e tretë, zhvilloi një luftë të ashpër me Alize Cornet për të përmbyllur meçin me fitore 7-6, (7-3), 6-3. Agnieszka Radwanska shkatërroi Simona Halep 6-1, 6-2, por Nadia Petrova dhe Shahar Peer u eliminuan, ndërsa bartësja tjetër Sam Stosur u mposht nga Petra Kvitova.
Meshkujt:
Dolgopolov - Tsonga 3-6, 6-3, 3-6, 6-1, 6-1
Melzer - Baghdatis 6-7, 6-2, 6-1, 4-3 (dorëzim)
Murray - García-López 6-1, 6-1, 6-2
Nadal - Tomic 6-2, 7-5, 6-3
Cilic - Isner 4-6, 6-2, 6-7, 7-6, 9-7
Raonic - Youzhny 6-4, 7-5, 4-6, 6-4
Ferrer - Berankis 6-2, 6-2, 6-1
Soderling - Hernych 6-3, 6-1, 6-4
Femrat:
Pennetta - Peer 3-6, 7-6, 6-4
Kvitová - Stosur 7-6, 6-3
Clijsters - Cornet 7-6, 6-3
Makarova - Petrova 6-2, 3-6, 8-6
Radwanska - Halep 6-1, 6-2
Peng - Morita 6-1, 3-6, 6-3
Zvonareva - Šafárová 6-3, 7-6
Benešová - Pavlyuchenkova 6-3, 1-6, 7-5