E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal në turnin e tretë

Numri 2 në botë, Rafael Nadal, e ka kaluar turnin e dytë pa problem, në turneun e madh të tenisit, Australian Open. Pasi e kishte mposhtur australianin Luczak, në meçin e parë, spanjolli e ‘likuidoi’ në tri sete komode sllovakun Lukas Lacko: 6-2 6-2 6-2.

Përpara kanë ecur edhe amerikani Andy Roddick, i cili e eliminoi brazilianin Thomaz Bellucci, si dhe kiliani Fernando Gonzalez, që ishte më i mirë sesa turku Marsel Ilhan.

As në konkurrencën e femrave nuk pati befasi. Favoritet Henin, Jankovic, Kuznetsova e Clijsters, nuk lëshuan pe dhe ecën përpara.

Meshkujt
Nadal - Lacko 6-2, 6-2, 6-2
Murray - Gicquel 6-1, 6-4, 6-3
Roddick - Belluci 6-3, 6-4, 6-4
González - Ilhan 6-3, 6-4, 7-5
Del Potro - Blake 6-4, 6-7, 5-7, 6-3, 10-8
Cilic - Tomic 6-7, 6-3, 4-6, 6-2, 6-4
López - Schüttler 6-3, 2-6, 6-3, 6-2
Korolev - Berdych 6-4, 6-4, 7-5

Femrat
Clijsters - Tanasugarn 6-3, 6-3
Jankovic - O'Brien 6-2, 6-2
Kuznetsova - Pavlyuchenkova 6-2, 6-2
Hantuchová - Kutuzova 3-6, 6-1, 7-5
Zvonareva - Kucová 6-2, 6-0
Petrova - Kanepi 6-4, 6-4
Shvedova - Date Krumm 6-4, 6-2
Wickmayer - Pennetta 7-6, 6-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›