E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqejnë LeBron e O’Neal

LeBron James ka shkëlqyer sërish për Cleveland, në fitoren e së martës mbrëma kundër Torontos. Basketbollisti amerikan realizoi 28 pikë, 9 kërcime e 11 asistime, të cilat u mjaftuan Cavaliers që ta shënojnë fitoren e radhës.

Ndërkaq, 16 pikët e Shaquille O’Neal, ia mundësuan qendrës amerikane që ta kalojë numrin 28 mijë të pikëve në karrierë.

Kurse, Miamit i mjaftoi një çerek loje, për ta siguruar fitoren kundër Indianas.

Cleveland-Toronto 108-100
Cleveland: James 28
Toronto: Bosh 21

Miami-Indiana 113-83
Miami: Wade 32
Indiana: Rush 17

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›