E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit anëtarësohet në Komitetin e të Drejtave të Njeriut

Zyra e Avokatit të Popullit në Shqipëri është akredituar në Komitetin Koordinues Ndërkombëtar të Institucioneve të të Drejtave të Njeriut. Pas kontrolleve periodike, dje ndërkombëtarët deklaruan se Avokati i Popullit në Shqipëri ka rifituar statusin A të akreditimit, që do të thotë anëtar me të drejta të plota i këtij komiteti. Në këtë sesion, veç shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Zyra e Avokatit të Popullit, u intervistua online edhe përfaqësuesi i këtij institucioni, shefi i kabinetit, Artur Lazebeu. Në përfundim të këtij shqyrtimi u pranua se Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri vepron në përputhje me Parimet e Parisit, e për rrjedhojë vendosën që ai të rifitojë statusin. Komisioni përkatës ka bërë një kontroll të rreptë të informacioneve të dhëna nga zyra jonë. Më 3 nëntor të këtij viti, komisioni telefonoi nga Gjeneva përfaqësuesin e AP-së, Artur Lazebeun, dhe vijoi një intervistë relativisht të gjatë për të bërë sqarimet përfundimtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›