E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, Nushi: Qeveria të ulë akcizën

Rritja e çmimit të naftë në bursa pritet të japë shumë shpejt ndikimin e saj edhe në tregun vendas. Viktor Nushi, kryetar i shoqatës së hidrokarbureve në vend ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë në mënyrë që rritja e çmimit të mos transmetohet te konsumatori. “Nëse një litër naftë që vjen nga importi kushton 100 lekë, qeveria vendos taksë 4-4.4 lekë mbi këtë vlerë. Dhe pjesa prej 6 lekësh është e tregtarit” – u shpreh Nushi. Sipas tij nëse qeveria do të ndërhyjë duke ulur akcizën çmimi i naftës nuk do të jetë në këto nivele që është sot. Një litër naftë në treg shitet sot për 144 lekë, ndërsa cilësia eurodizel dhe benzina shitet për 148 lekë.

7 maj – Çmimi i naftës bruto ka ndryshuar shumë pak ditën e sotme duke qëndruar afër nivelit rekord prej 122 $ për barrel.

Çmimi i lartë në këtë javë erdhi pas një shpërthimi nga grupe militantësh në një stacion nafte në Nigeri. Ky sulm ndërpreu eksportet nga prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.

“Pasiguria e furnizimit me naftë prej sulmeve të militantëve bën që të rritet çmimi i naftës” – tha Michael Wittner, shef për tregtimin e naftës në Societe General SA.

Çmimi i naftës për porositë e muajit qershor ishte 121.71 dollarë për fuçi, 13 cent më pak se një ditë më parë

Specialistët parashikojnë që çmimi i naftës të shkojë edhe deri në 150-200$ për barrel brenda dy viteve.

OPEC muajin e kaluar hodhi në treg 32.105 milionë barrela naftë bruto rreth 320 000 barrela më pak se muaji Mars.

Edhe prodhimi në Nigeri ra me 160 000 fuçi deri në 1.88 milionë barrela në ditë, niveli më i ulët që prej muajit Gusht 1999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›