E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia con ne prokurori Dobjanin



TIRANË - Nderhyrja ne hetimet e policise per zbardhjen e nje vrasjeje, ka detyruar kete te fundit te beje nje padi ndaj Avokatit te Popullit, Ermir Dobjani. Kjo gje eshte bere e ditur gjate nje dite me pare nga burimet zyrtare te policise. Gjithcka ka nisur me kontrollin e befte qe Avokatit i Popullit, se bashku me vartesit e tij, kane bere ne Policine e Shkodres. Keta kane qene duke marre ne pyetje disa persona te dyshuar per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1997, ku kishin mbetur kater viktima. Ne keto momente ne ambientet e drejtorise se policise, kane mberritur ne menyre ta paparashikuar ne ambientet e uniformave blu. Qe ketu ka nisur dhe perplasja mes policise dhe Avokatit te Popullit.

Padia

Policia shqiptare ka bere dje ne prokurori nje padi ndaj Avokatit te Popullit per nderhyrje ne hetime. Padia eshte bere ne prokurorine e Shkodres. Burime te drejtorise se policise kane deklaruar se, ka pasur disa nderhyrje flagrante te komisionareve te institucionit te Avokatit te Popullit per te lene te lire disa te shoqeruar, te dyshuar per nje vrasje te kryer ne 1997, per shkaqe gjakmarrjeje. Lajmin e kane bere te ditur burime zyrtare te Policise se Shtetit, sipas te cilave Dobjani duhet te jape llogari per akuzat e bera ndaj policise se Shkodres per ushtrim dhune. Gjithashtu, shtojne burimet, Avokati i Popullit eshte paditur edhe per akuzat e, "nderhyrjes se padrejte ne hetim" dhe per "prishje te hetimeve". Edhe pse njihet si mbrojtes i te drejtave te popullit, avokati Ermir Dobjani do te ndeshet me institucionet e drejtesise nen akuzen se, "ka prishur hetimet ne menyre te padrejte", per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1997. Gjate kontrollit te tij, Dobjani akuzoi uniformat blu se kishin keqtrajtuar te riun para se ti nenshtrohej akuzes. Por Drejtoria e Policise se Shkodres permes nje deklarate per shtyp dy dite me pare, ben te ditur se "Avokati i Popullit, Ermir Dobjani na prishi hetimet qe po benim per zbardhjen e nje ngjarje te rende te ndodhur ne vitin 1997. Dobjani dhe komisionaret qe e shoqeronin, nderhyne ne menyre arbitrare ne zyrat e Policise Gjyqesore".

Policia pretendon se, cdo veprim i saj ka qene e bazuar ne ligj, dhe pikerisht ne nenet 155, 160 dhe 297 te Kodit te Procedures Penale. "Gjate kohes qe po vazhdonte pyetja e personave te shoqeruar, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani me disa komisionare te ketij institucioni, ka nderhyre ne menyre arbitrare ne zyrat e policise. Ai ka ushtruar presion ndaj oficereve tane, veprim ky i cili ka nderhyre direkt ne mos-dokumentimin ligjor te kesaj ngjarjeje te deleguar nga Prokuroria", ka deklaruar policia e lokale e qytetit verior.

"Sherri"

Personi per te cilin eshte bere kontrolli ka qene 20-vjecari E. A. Ky i fundit ishte shoqeruar ne komisariat per tu marre ne pyetje per nje vrasje te ndodhur ne 1997. Dosja ben fjale per vrasjen e nje personi dhe plagosjen e kater te tjereve per motive gjakmarrje, me 1 gusht te '97-es, ne lagjen "Liria" te qytetit te Shkodres.

Policia kunder Dobjanit

Burimet zyrtare te policise, thane se, sektori i Luftes Kunder Krimeve te Renda ne bashkepunim me Prokurorine e Shkodres ka nisur qe me 10 shtator te ketij viti, rihetimin e ngjarjes se ndodhur me 1 gusht 1997, te lagjja "Liria" e qytetit. Policia kishte vendosur te niste hetimin per kete ngjarje me pese viktima qe kishte ndodhur per motive gjakmarrjeje. Per kete ngjarje ne oren 7:00 te pak diteve me pare, pas urdhrit te Prokurorise se Shkodres, jane shoqeruar ne Policine e Shkodres dhe jane thirrur per t'u marre ne pyetje disa persona. Por gjate marrjes ne pyetje ka mberritur Avokati i Popullit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›