Peshkatari vdes ne mes te detit

Sarande- Dimri i eger merr jeten e nje peshkatari ne ujerat e detit Jon, ne Sarande. Skender Ibraj, 58 vjec, doli per peshkim me varken e tij te drunjte, me shpresen se do te nxirrte buken e gojes, por pas 40 vitesh lufte me dallget per mbijetese, dje ka nderruar jete i ngrire. Askush nuk ka mundur t'i vije ne ndihme djalit te rritur ne nje familje peshkataresh prej nje shekulli, qe jeten e perfundoi aty ku dhe e nisi, ne detin e Jonit. Diten e djeshme te afermit i kane dhene lamtumiren e fundit, ndersa jeta e familjes, dukshem fliste per nje kalvar vuajtjesh te kaluar ne nje shtepi barake ku ngrysnin ditet.
Shtepia
Ne shtepine e familjes Ibraj, pasi hyn duhet te shkelesh mbi disa rrogoza prej kashte, kurse ne vend te xhamave ne dritare, eren dhe shiun e presin disa copa plastmasi. Ne kete banese, dje kishte nje anetar me pak, ku Liria dhe gjashte femijet qe solli ne jete me Skenderin, vajtonin per humbjen e te dashurit te tyre, qe per 40 vjet kishte mbajtur familjen, fale te ardhurave te peshkimit. Familjare, miq dhe shoke, kolege peshkatare, ne pikellim percillnin ngushellimet per ate qe e cilesonin si "mbretin e detit".
Vellai
Per humbjen e dhimbshme te Skenderit flasin vellai dhe djali i tij i madh. Arben Ibraj, duke folur per tragjedine qe i ndodhi te vellait, thote se e mesoi lajmin nga peshkataret. "Edhe une jam peshkatar. Te gjithe ne fisin tone kemi te njejtin zanat, ate te peshkimit. Kur shkova ne limanin e qytetit me thane se vellai kishte rene ne varke dhe pasi kishte nxjerre shkume nga goja, e kishin sjelle ne mol dhe qe andej e kishin derguar ne urgjence", tregon Arbeni. Ne spital ka mesuar per vdekjen e Skenderit. "Ishte i vuajtur dhe vdiq ne mes te detit, ne varken ku kishte kaluar nje jete me rrjeta ne duar ende pa i mbledhur", vijon ai.
Djali
Kurse djali i te ndjerit, Genti, i cili ndodhej ne varke ne momentin fatal, tregon ato caste dhimbjeje qe perjetoi. "U nisa me babane per te hedhur rrjetat jo larg nga bregu dhe feneri. I thashe te dilnim njehere nga limani te takonim peshkataret. Keshtu beme. Pas nje ore, edhe pse me dallge dhe rrebesh iu afruam vendit per te mbledhur rrjetat", thote ai. Por ne kete moment, Skenderi ka nisur te dridhet dhe zverdhet ne fytyre. "Vetem nje "oi !" beri. Me pas u plas brenda varkes. E thirra disa here, por nuk munda ta shkepus nga vdekja. Vetem me shikonte dhe me kerkonte me sy ndihme. U nisa duke kerkuar ndihme drejt limanit dhe peshkataret e derguan ne spital me ambulance", perfundon me lot ne sy Genti, i cili here pas here permend se i ati i vdiq ne duar dhe nuk mundi ta shpetonte dot. "Mbase po te ishim ne toke do kishte shpetuar", thote ai.