Gripi, mjekët e poliklinikave nuk monitorojnë situatën
Gripin e derrit nuk po e marrin seriozisht as mjekët. Pas shërbimit të pediatrisë në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", probleme me monitoronim e situatës ISHP po ndesh edhe me mjekët e poliklinikave, veçanërisht me ato të Tiranës. Situata nuk po monitorohet siç duhet për mungesë të kampionëve, cilësisë së tyre apo skedës, e cila i bashkëngjitet mostrave.
Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar se mjekët e kanë ulur vigjilencën në mënyrë të veçantë këto tre javët e fundit.
Gjatë analizës se mostrave për gripin A(H1N1), mostra nazofaringelae apo thjesht faringeale të dërguara në ISHP, është vënë re: Vetëm në 56% të skedave që shoqërojnë mostrën është e shënuar data e fillimit të sëmundjes. Nga këto, në 63% të tyre mostra është marrë brenda afateve të rekomanduara.
Cilësia e mostrës në drejtim të përmbajtjes së qelizave në pjesën më të madhe të rasteve lë për të dëshiruar.
"Në moshat pediatrike vihet re një fluks i lartë i infeksioneve respiratore sidomos në repartin e urgjencës në QSUT, por për fat të keq numri i mostrave vazhdon të jetë mjaft i ulët, gjë e cila nuk na lejon të pasqyrojmë situatën aktuale në moshat
pediatrike për A(H1N1)", sqaron në buletinin informativ ISHP. Poliklinikat, sidomos ato të rrethit të Tiranës, gjatë 3 javëve të fundit, kanë ulur jashtëzakonisht vigjilencën dhe nuk dërgojnë apo raportojnë më mostra respiratore. Nga rrethet e tjera të vendit, numri i marrjes së mostrave ka rënë ndjeshëm pavarësisht se numri i infeksioneve respiratore është i konsiderueshëm.
Në 70% të skedave të plotësuara nuk shënohen shenjat klinike apo sindromat e përcaktuara, gjë e cila lë për të dëshiruar cilësinë e skedës, ul cilësinë e raportimit dhe lë për të dëshiruar për gjykimin e gjendjes në të cilën ndodhemi. Sipas ISHP-së, nuk kemi asnjë raport kombëtar të përdorimit të Oseltamivirit dhe rezultatet paraprake klinike të vëna re deri tani.
Laboratori i virologjisë në ISHP ka filluar analizimin e mostrave në vend me metodën e RT-PCR në një laborator të adaptuar për këtë qëllim pranë ISHP, megjithatë laboratori pranë Institutit Kantakuzino në Rumani nëpërmjet një specialisti të
aprovuar nga OBSH po shërben për të kontrolluar cilësinë pranë laboratorit tonë të adaptuar. Ndërkohë në këtë laborator kryhet testi i Imunofluoreshencës Direkte dhe testi i
shpejtë që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh. Më pas kryhet nën kultura në linja qelizore nga ku izolohet virusi dhe kjo procedurë zgjat nga 24-72 orë dhe
më pas deri në 1 javë.