E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNFPA, 500 mijë dollarë për shëndetin

Shqipëria po shënon shifra më të ulëta nga viti në vit, të vdekshmërisë foshnjore dhe asaj amëtare. Por tendenca drejt rënies do të ishte edhe me e ulët nëse do t’i jepej fund përfundimisht përdorimit të aparaturave të cilat nuk janë më bashkëkohore. Kështu u shpreh Petrit Vasili, në përfundim të fazës së parë të projektit me UNFPA, për kujdesin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Shqipëri. “Për të pasur rezultate sa më të larta dhe për të pasur indekse gjithmonë në rënie, pra gjithnjë e më pak vdekje qoftë amtare qoftë infantile, kërkohet përveç kualifikimit dhe profesionalizmit dhe një nivel teknologjie i domosdoshëm, i cili kërkon asistencë mjekësore sa më të mirë dhe më të kualifikuar. Vjet kemi pasur një mortalitet amtar thuajse zero, kemi pasur një ulje të dukshme të mortalitetit infantil dhe kjo betejë e vazhdueshme për jetën, në mënyrë të veçantë për këtë moment shumë delikat për nënën dhe fëmijën, do vazhdojë të mbetet një prioritet madhor”, - tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë. UNFPA, një nga organizatat më të rëndësishme që merret me sigurimin e të drejtave shëndetësore të çdo femre dhe fëmije, pritet që gjatë vitit 2011 të investojë për aparatura rreth 500 mijë dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›