E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Po zvarriten reformat në vend

LSI-ja ngriti dje sërish shqetësimin për ritmet e ngadalta të reformave në vend. Zëvendëskryetari Pëllumb Xhufi sqaroi se reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi, siç dihet, janë përcaktuar si prova e zjarrit e kësaj qeverie, por edhe për politikën shqiptare, për avancimin e proceseve integruese. Duke komentuar ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor, Xhufi u shpreh se këto shtyrje pa mbarim nuk lënë të premtohet asgjë e mirë dhe nga ana tjetër, tregojnë edhe qasjen, gjithnjë, në mungesë të transparencës që PD-ja dhe PS-ja po aplikojnë edhe në hartimin e Kodit Elektoral. "Reforma në drejtësi, e cila deri para pak kohësh, deri para dy muajsh nuk kishte filluar ende, ka njohur pikërisht këto dy muaj një superprodhim të paparë iniciativash ligjore të ndërmarra nga ekzekutivi", nënvizoi Xhufi. LSI-ja mendon se ligji për prokurorinë e shtetit dhe ligji tjetër për administratën gjyqësore janë dy projektligje, të cilat kanë ndezur me të drejtë një debat të ashpër.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›