E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta dhe sekserët e berishizmit

nafteNga ing. Ahmet Çollaku

Ka shumë kohë që deputetët e opozitës janë infektuar nga berishizmi. Qenka interesante ky botëkuptim, bile edhe unë me pikëpamje dikur socialiste, PS-iste, jam infektuar nga berishizmi!

Në monizëm u zbuluan disa vendburime, u afishuan grafikët e prodhimit, këta të tanishmit, sekserët berishjanë, me naftën  tonë, bazën e ekonomisë shqiptare, bëjnë të kundërtën. Uniteti i të kundërtave. Berishizmi dominon të gjithë krahët e PD-së, PS-së, LSI-së, PR-se, në qendër dhe në krahë, kudo ka militantë të zjarrte, bunktha. Naftën tonë berishizmi e kishte në konsideratë që kur lindi nëpër ndërmarrjet e naftës, nëpër institucionet, në fakultete, nëpër kabinete, në ministri Tani ai është një  përbindësh që nuk ngopet vetëm me naftën që e kemi zbuluar, po do edhe atë që është poshtë nën tokë, e fshehur dhe e virgjër. Tani për tani ndoshta është më mirë që ajo të rrijë fshehur sesa të shkojë në barkun e këtyre cisternave mafioze. Këtë naftë berishistat e duan tua falin të huajve, të cilët kërcejnë pupthi në Shqipëri, që me ironi therëse na ka përsëritur një refren që nga koha e pellazgëve, votoni mire, se ndryshe Evropa nuk ju pranon në gji të saj. Pasi u ngop radha e atyre të BE, me ata emra të shëmtuar, tani është radha e socialistëve europianë, që thonë, ecni kështu, shurroni këtej, hani patate te skuqura, bëni aliazhin PS-LSI, qoften e radhës.

Po me naftën si do i bëhet halli ku ata të LSI-së bënë kërdinë?!  Z.Rama tani në fushatë thotë se do të anulojë të gjitha marrëveshjet koncesionare me të huajt. Është një fjalë e urtë që thotë të mefshtit betohen për ato që nuk do të bëjnë. Dhe nëse do ai, nuk kanë për ta lëne ata hajnat e LSI-së, në krah të tij

Unë e di mirë, të gjithë ata duan edhe pikën e fundit të naftës tonë. Dhe për ketë leksion ne shqiptarët paguajmë edhe taksa që rriten në progres gjeometrik, taksa do të paguajnë edhe për nipërit tanë Nafta jonë shkon tek të huajt që na thonë, na jepni naftë tu certifikojmë proceset e votimeve.

Ne jemi të gjithë destruktivë, sekserë, nuk sëkëlldisemi shumë, bëjmë si e si të interferojmë me berishizmin, sado që ai është pjelle e monizmit e vazhdon të bëjë gjëmën enkas duke kërcyer kudo vallen demokratike shqiptare, në qendër, në bazë apo jashtë Shqipërisë, nëpër negociata, ambasada, dasma, në arte, në elitë, në mediat rreth tavolinës së Fevziut, nëpër bisedat e gazetarëve të shtirur që kanë frikë të shkelin në fushat e naftës

Jam i sigurt se nëse këta të PD-së tani do të rrezohen pas këtij koalicioni, me siguri ata që janë të përlyer do kërkojnë azil politik në Bruksel apo Amerikë, apo do të adoptohen në PS-ista, sepse këto dy parti nuk i veçon meraku dhe dhembja për naftën tone, por interesi personal allaturka.

Kjo do të ndodhë nëse z.Berisha nuk do të negociojë naftën. Ka plot sekserë të naftës shqiptare, brenda dhe jashtë. Ka sekserë të krekosur dhe energjikë, aty ne Ministrinë e Tregtisë dhe Energjitikës. Njëri nga ata zbriti në atë ministri si PS-ist, po tani bën davanë e PD-së dhe lakohet shumë butë. Ja, do e  shikoni edhe këtë herë si do ta dredhë sepse nuk i bën përshtypje morali personal dhe partiak. Pak më tej është një drejtor negocimesh dhe monitorimesh të kontratave me të huajt, puna më e vështire se drejtimi i Pentagonit amerikan. Ne kemi njëzet e ca vite që duam të dimë cilët firmosin këto negociata! Ja këta berishinj injorantë na skllavërojnë dhe turpërojnë para botës moderne.

Me sekserë të tillë janë mbushur korridoret e drejtorive të drejtorive, të atyre dikastereve që zgjaten e zgjaten si reaksion zinxhir. Në parlamentin tonë janë po ata muhaxhirë  partish, si në kohën e Enverit, që nuk shikohen me sy, që nuk kanë bërë asgjë për naftën tonë, përkundrazi, në forma më të sofistikuara përfitojnë direkt apo indirekt nga llogoret e PD-së, të PS-së, të LSI-së, të PR-së apo nga negociatat me të  huajt, ku janë vetëpunësuar për përfitime maksimale.

Shumë specialistë të aftë dhe të mirë janë mbytur nga smiri sesa nga pleqëria, ata (ne), prej smirit dhe cinizmit të shoqi-shoqit, jemi bërë copa-copa, jemi plagosur për vdekje në një  luftë të gjatë. Pikërisht ketë duan miqtë tanë, që na lobojnë,  të na bëjnë leksione demokratike, të votojmë mirë dhe të  nënshkruajmë këto marrëveshje me këta sekserë të atashuar në këto AKBN, në Parlament, në ministri, në kompani, në lobinge.

Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, pothuaj gjysma i përket territoreve ku faktikisht nxirret naftë apo do të nxirret naftë Të mençurit e këtij vendi janë zëvendësuar me mediokrit dhe dallkaukët. Më dhemb shpirti kur shikoj kolegët konvertuar në berishinj apo sekserë për të bërë allishverishe me naftën tonë  Epidemi e madhe ky berishizmi soceme. Të gjithë jemi berishianë, skemi pike kurajë, megjithëse një filozof na këshillon se për barazi janë rrezuar perandori. Këtë diktaturë që mbahet në këmbë me naftën tonë, vetëm me pështyme do ta kishim mbytur nëse do të bëheshim tok.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›