E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozitë ad-hoc për rotacion

rama-metaNga Artan Xh. Duka

Ndërsa nga politika edhe pritej, debati moral-pragmatik rreth bashkëpunimit PS-LSI testoi deri në pozicione ekstreme mendimin analitik në vend duke provokuar ndarje jo vetëm mes analistëve por dhe me vetveten (standardi i dyfishtë) të cilat, falë protagonizmit mediatik, lënë gjurmë në opinionin publik dhe kohezionin e kampit opozitar. Dhe me gjasa që të vijojë, duke spostuar vëmendjen publike ndaj mazhorancës, sa kohë që koston politike të përçarjes së deritanishme, atë të legalizimit të kalimit të ylberit politik apo kapitalizimit në politikë (ironikisht mbi bazën e kartës morale) prej diskreditimit të rivalit, nuk e merr askush.

E megjithatë… prapë nuk është e sigurt

Ndërkohë që politika e tranzicionit nuk ka brirë dhe arroganca e saj edhe në rastin e pikiatave morale, trukohet me avokati gjysmë të vërtetash (pse jo edhe retushimin e së shkuarës fjalime, konferenca shtypi, slogane elektorale, video, faqe të para gazetash etj), sikur të mos mjaftonte trazimi më i fundit emocional në kampin opozitar, vota e qershorit sërish mbetet enigmë.

Partizanët e bashkimit besojnë se PS-LSI së toku, jo vetëm i kanë numrat për rotacion por për më tepër, si masë e stërmadhe opozitare (në analogji me forcën e gravitetit) për inerci do të mund të thithin më tej si (a) votues fluid që mbeten rob të impulsit dhe ecin pas turmës në kërkim të identitetit, (b) votues pragmatist që ndruhen se ndryshe vota mund tu shkojë dëm (sindroma e fishekut të vetëm apo defektit më thelbësor të sistemeve elektorale të tranzicionit që mund të eliminohet vetëm përmes sistemit të votës së transferueshme (STV), (c) votues kameleon që kanë nuhatje për fituesin e radhës etj.

Nga ana tjetër, bashkimi PS-LSI, nuk është i imunizuar nga firot eventuale elektorale. Duke filluar nga (a) votuesit besnikë që ndjehen të përdorur (të të dyja palëve), të papërfillur dhe të lënduar në dinjitet teksa merren të mirëqenë dhe kjo në varësi të investimit moral dhe politik të tyre në përplasjet ende të freskëta mes palëve, (b) votuesit e dilemës apo mëdyshës (për herë të parë, të pakënaqur njëlloj nga palët, apolitik etj), (c) votuesit idealistë me kod moral solid, ortodoks në pritshmëritë ndaj politikës e që besojnë se burri lidhet nga fjala, (d) votues të qendrës apo të djathtë të gatshëm të sakrifikonin ideologjinë për një filozofi gjithëpërfshirëse por që me koalicionin të batuar dukshëm majtas, ndjehen të tepërt etj.

Pa llogaritur këtu firon konstante të futjes së duarve të mazhorancës në proces (apo hesapet pa hanxhiun) që mbeten të paparashikueshme pavarësisht palëve në koalicion, qoftë edhe me të fortin e lagjes në krah.

Mes gjithëpërfshirjes dhe pozicionimit majtas

Kauza e rilindjes, sikurse dikur slogani përtej të majtës dhe së djathtës, pavarësisht se kishte si promotor një parti të majtë, nuk u paragjykua si e tillë dhe ishte premtuese për asociim vullnetesh politike dhe votë plebishitare për normalitet demokratik. Ndërkohë, me bashkimin PS-LSI, koalicioni merr tipare ideologjike përforcuar kjo si prej ftesës alibi të porositur ashtu dhe vizitave të emisarëve të internacionales socialiste në funksion të hipnozës politike të ditës.

Ky pozicionim i ri ideologjik ngushton hapësirën e manovrimit në tregun politik si në drejtim të (a) zgjerimit të aleancës me parti të qendrës apo të djathta (p.sh. AK, FRD, ftesa ndaj të cilave mund të konsiderohet e vonuar, për diferencë apo konsum mediatik sa kohë bëhet fjalë për bashkëpunim brenda vathës së majtë) ashtu dhe (b) apelit tundues ndaj votuesit të djathtë që ndjehet ende jetim.

Iluzioni se shpëtimi vjen nga e majta, ndërkohë që sfidë mbeten rregullat e lojës në demokraci, përtej patetizmit dhe demagogjisë, me sponsorizimin e emisarëve rozë të përtejdetit provokon veprime analoge edhe nga mazhoranca duke mbjellë konfuzion në elektorat dhe intimiduar racionalitetin në votim.

Opozitë teknike ad-hoc për rotacion

Sfida e qershorit mbetet jo thjesht divorci me politikën e vjetër në pushtet por dhe riciklimin tinëz të saj nën ambalazh të ri, përmes praktikave që ironikisht huazohen prej tranzicionit që duam të lëmë pas. Politika shqiptare, nëse e motivuar për rilindje, duhet të bojkotojë gjithçka mban era tranzicion duke filluar nga (a) demagogjia ideologjike, (b) PR abuziv mediatik dhe pozimet përkrah aleatëve ideologjik në perëndim, (c) tundime për manifestime groteske apo llogari të pjesëmarrjes në mitingje të rivalit, (d) retorikat në takimet-monolog, (e) intimidimi i medias etj fenomene që demokracia perëndimore, veçanërisht ajo anglo-saksone, i ka arkivuar prej kohësh. Elektorati nuk pret mrekulli, por nëse dikush ka kurajon të premtojë ato, duhet të ketë aq cipë dhe kurajo të hapë krahun nëse nuk i përmbush në kohë.

Zhvillimet e fundit, ndonëse testojnë seriozisht bashkëpunimin afatgjatë pan-opozitar, nuk duhet të komprometojnë gjasat për rotacion politik përmes votës plebishitare. Kjo nënkupton uljen përkohësisht të flamujve ideologjik dhe arritjen e një detante për një opozitë teknike në funksion të rotacionit, me premtimin solemn që më pas të rishihet ligji zgjedhor dhe realizohen zgjedhje të parakohshme ku verdikti i sovranit do ti vërë vulën dilemave moralo-pragmatike të momentit dhe japë fund pengmarrjes në politikë.

Një bashkim ky afatshkurtër, rreth një tryeze të rrumbullakët dhe jo ftesa për ftesë për shtim delesh brenda vathës partiake të syresh, sepse vetëm zbrazja e dollapëve partiake prej skeleteve të së kaluarës, do të mund të përmbushte ambicien afatgjatë pan-opozitare për një cikël normal qeverisjeje më pas.

Një koalicion ad-hoc që nuk harron se 100 arsye për të ikur, janë po 100 arsye për të tunduar mazhorancën në abuzimin elektoral të rradhës, qoftë edhe me fishekzjarre e orkestër po ta lypë nevoja.

Një pakt që garanton rotacion që me gjuajtjen e parë sepse në të kundërt, opozita nuk ka as kartën morale të një seriali të ri hapni kutitë dhe as garancinë përballë Maliqit që kopsit çdo ankimim ligjor.

Kur ka vullnet, ka rrugë

Lidershipi opozitar kësaj radhe i vuri të gjitha vezët në një shportë dhe po riskon gjithçka. Nëse opozita fiton, me shumë gjasa mund ti bëhet bisht dilemave morale të paktit parazgjedhor por nëse humbet, do të ishte humbje pa dinjitet. Ndërsa muaj më parë, deklarohej se me masat e marra vota ishte e garantuar, përballë panikut të provokuar nga mazhoranca mjeshtre në alkiminë e votës, kthesa prej U-je ekspozon si lidershipin përkatës ashtu dhe mikrofonat pas tyre. Një bumerang ky, dalja prej të cilit nuk vjen duke drejtuar gishtin dhe tentuar komplek

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›