E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta në det, dallgët largojnë solarin

 

VLORE - Solari i hedhur në kanalin e Motorrit, në afërsi të Pyllit të Sodës mëngjesin e së mërkurës ka lënë gjurmë dhe ditën e djeshme në zonën e plazhit., ndonëse dallgët e kishin larguar disi atë. Shenja solari dhe nafte bruto janë vërejtur për gjatë bregut të detit nga plazhi i vjetër deri në zonën e Triportit. Shumë operatorë që kanë aktivitetet e tyre në këtë zonë kanë filluar pastrimin e mbeturinave në të cilat ka mbetur solari dhe nafta. Drejtori i drejtorisë rajonale te mjedisit Niko Dumani, ishte dje në vend për të inspektuar nga afër pasojat dhe dëmet që shkaktoi hedhja e mbetjeve të naftës. "Kjo sasi lënde e hedhur nga persona të papërgjegjshëm në këtë zonë ka shkaktuar jo pak dëme, por deti arrin ta asimilojë" u shpreh Dumani të cilit nuk iu duk aq shqetësuese kjo masakër mjedisore.                 q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›