E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, tregtarët spekulojnë me çmimet

Rritja e çmimit të karburanteve nuk ka ardhur vetëm si pasojë e shtrenjtimit të tij në tregjet ndërkombëtare, por dhe si pasojë e spekulimit të tregtarëve. 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me çmimet e mallrave të tjerë ushqimorë. Sipas mediave të huaja për çmimet e larta të ushqimeve në botë, tashmë faji po hidhet disa faktorëve si bio-karburantet, rritja e kostos së energjisë dhe spekulimet e tregut. Megjithëse, përgjithësisht ekspertët mendojnë se nuk ekziston një arsye e vetme që ka shkaktuar krizën, shumë prej tyre thonë se spekulimet në tregjet e mallrave janë ndër shkaqet kryesore për rritjen artificiale të çmimeve. Sipas analistëve të huaj shumica e spekulatorëve janë investitorë që shfrytëzojnë momentin në treg. Kur çmimet rriten, ata hyjnë në treg dhe përfitojnë nga kjo rritje. Por çmimet janë ngritur për shumë arsye e jo vetëm nga spekulimi në treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›