Zjarr sallës së mësuesve te “Gjergj Kastrioti”
DURRES - Gjimnazi më i njohur i Durrësit "Gjergj Kastrioti" përfshihet nga një zjarr masiv.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30 minuta, ku si pasojë e një zjarri të rënë është shkrumbuar salla e mësuesve, e cila ndodhet në kat të dytë. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor. Nga verifikimet e para është konstatuar shkatërrimi total i sallës së mësuesve si dhe dëme të konsiderueshme materiale në dy klasat të tjera dhe në korridor. Zjarri ka depërtuar edhe në katin e tretë, por pikërisht në këtë moment kritik në shkollë janë shfaqur zjarrfikësit, të cilët ndaluan përhapjen e zjarrit në të gjithë godinën. Për pasojë është pezulluar mësimi, ndërsa nxënësit dhe mësuesit i janë përveshur punës për pastrimin e mbeturinave. Drejtori i shkollës, Maksim Bonjaku shprehet se, "shkolla nuk kishte roje nate", gjë që favorizon hyrjen e personave nga jashtë pa u vënë re. Policia e qarkut bën të ditur se po hetohet në dy pista, në atë të vënies me qëllim të zjarrit, apo atë aksidentale si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike. Megjithatë hetimet janë orientuar kryesisht vetëm tek pista e parë, pasi tashmë që është fundsezoni, ndonjë mbetës mund të ketë tentuar djegien e regjistrave. Këta të fundit i kanë shpëtuar shkrumbimit, pasi ruhen në sekretari. Në sallën e mësuesve, aty ku është konstatuar vatra e parë e zjarrit, regjistrat qëndrojnë deri në përfundim të procesit të mësimdhënies, për t'u depozituar më pas në sekretari. Për fat të mirë flakët nuk kanë depërtuar në laboratorin e kimisë, i cili ndodhet ngjitur me sallën e mësuesve. Në rast se lëndët kimike do të binin në kontakt me flakët, atëherë brenda korridoreve do të çlirohej gaz helmues, si pasojë e reaksioneve të provokuara nga temperatura e lartë. o.u