Kriza globale mbledh guvernatorët
Kriza globale e çmimeve të ushqimit, rritja e nivelit të inflacionit dhe kriza e kredive që po përjeton ekonomia amerikane ishin në qendër të bisedimeve të takimit të klubit të guvernatorëve.
Ky takim, i cili u zhvillua në Tiranë u përshëndet nga Zëvendës presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Lucas Papademos, i cili mbajti edhe një fjalim rreth përballimit të trazirave të tregjeve financiare me fokus në rifitimin e besimit dhe përforcimin e aftësisë përtëritëse të sistemit financiar. Klubi i Guvernatorëve, i themeluar në vitin 1998, përfaqëson një forum të bankave qendrore, i cili synon të përforcojë marrëdhëniet ndërmjet bankave qendrore të rajonit, të promovojë bashkëpunimin në çështjet monetare, financiare dhe bankare si dhe të nxisë shkëmbimin e përvojave kombëtare në një mjedis të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Banka e Shqipërisë është anëtare e këtij Klubi që prej krijimit të tij.