Shembet masivi në galeri, vdes minatori i katërt
BULQIZE - Minatori i radhës humbi jetën pasditen e djeshme në galeritë e një miniere private në Bulqizë.
Burime pranë komisariatit të policisë sqaruan se, minatori Mehmet Rami, 56 vjeç, banues në Gurrë të Matit, ka mbetur i vdekur në një thellësi të konsiderueshme të minierës private në Batër të Martaneshit. Se në ç'rrethana ka humbur jetën minatori Rami, autoritetet e policisë thanë se nuk kishin informacionin e duhur për shkak të largësisë. "Ne, thanë drejtuesit e policisë vendore, jemi informuar rreth orës 17:00 se një minator kishte humbur jetën në galeritë e një miniere në Batër. Kemi dërguar urgjent oficerët e Policisë Gjyqësore në vendin e ngjarjes, por për shkak të largësisë dhe mungesës së ndërlidhjes telefonike nuk kemi zbardhur ende të vërtetën rreth ngjarjes së rëndë". Burime të rezervuara sqarojnë se minatori matjan punonte në galeri së bashku me disa punëtorë të tjerë dhe se ai ka mbetur i vdekur në vend pas shembjes së një masivi shkëmbor. Përpjekjet e punëtorëve dhe specialistëve të firmës private të minierës, për t'i ardhur në ndihmë minatorit që e kishte pushtuar masivi i inerteve, kanë qenë të pasuksesshme. Ata, pasi kanë kuptuar se kolegu i tyre kishte ndërruar jetë, kanë vendosur të njoftojnë përfaqësuesit e firmës dhe policinë lokale. Shefi i komisariatit të Bulqizës, Astrit Jella, tha se është ngritur me urgjencë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë. Viktima, sipas tij, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në thellësitë e minierës, por do të jetë grupi hetimor që do ta zbardhë plotësisht atë. Që nga fillimi i vitit, 4 minatorë kanë humbur jetën në Bulqizë e Burrel, ndërsa në 1 vit e gjysmë numërohen 15 viktima në miniera apo stoqet e kromit. Ngjarjet aksidentale kanë ndodhur si në minierën kryesore të Bulqizës, që i është besuar me koncesion një firme të huaj, po ashtu dhe në sektorët e tjerë minerarë që menaxhohen nga administratorë shqiptarë, kryesisht nga rrethet Bulqizë e Mat. Vdekjen e djeshme të Mehmet Ramit e parapriu pak ditë më parë humbja e Nevruz Gjokës, në një masiv kromi në periferi të qytetit të Bulqizës. e.d