Shtrenjtohet kostoja për sektorin e ndërtimit
Rritet kostoja e ndërtimit të banesave. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, në vend gjatë tremujorit të parë të këtij viti, indeksi i kushtimit
në ndërtim arriti 127.3 për qind, duke shënuar një rritje 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, indeksi i kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje 0.7 për qind.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.3 për qind. Në këtë rritje të kostos ka ndikuar rritja e indeksit të çmimeve të grupit “Shpenzime direkte”. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e shënuan nëngrupet “Shpenzime për paga” prej 4.6 për qind dhe “Shpenzime transporti” prej 2.4 për qind. Çmimet e materialeve të ndërtimit kanë shënuar një ulje prej 0.9 për qind. Ndërsa shpenzimet e materialeve elektrike dhe materialeve hidrosanitare kanë shënuar rritje përkatësisht 1.5 dhe 0.8 për qind. Rritja e kostos së ndërtimit ndikon në rritjen e çmimit të banesave. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë çmimet e banesave rriten dita-ditës e më shumë. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e rritjes së presioneve që janë krijuar në treg si pasojë e zvogëlimit të kapaciteteve të lira. Por sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë çmimet e banesave janë rritur më shumë se kostoja. “Ritmi i rritjes së kostove të prodhimit është disa herë më i ulët sesa ritmi i rritjes së çmimeve”, thuhet në raportin vjetor të BSH-së. Ndërtimi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Ky sektor jep kontributin kryesor në rritjen ekonomike të vendit.