E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti i "Nerezit", rrezik destabiliteti

Incidentet mes tifozëve dhe
një pjese të qytetarëve shqiptarë
në lagjen "Nerez" të
Shkupit që ndodhën kohë më parë,
dukshëm kanë prishur "idilikën"
e marrëdhënieve të relaksuara
ndëretnike në vend. Maqedonia
rrezikohet nga destabilizimi, nëse
nuk ndërmerren masa për parandalimin
e incidenteve ndëretnike,
vlerësojnë ekspertët. Mirjana Malevska,
ligjëruese në universitet,
vlerëson se fajtorët për incidentet
ndëretnike patjetër duhet të dalin
para drejtësisë.
"Në një shoqëri çdo herë mund
të paraqiten dukuri ekstremiste,
por në këtë rast është shumë me
rëndësi që shteti, policia, t‘i gjejë
fajtorët dhe t‘i nxjerrë para drejtësisë.
Vetëm në këtë mënyrë, shteti
mund të dëshmojë se kujdeset
njëlloj për të gjithë qytetarët, pa
marrë parasysh përkatësinë e tyre
etnike", thotë Mirjana Malevska.
Sipas saj duhet të punohet
shumë në krijimin e një atmosfere
tolerante, në të cilën asnjë
etnitet nuk duhet ta ndjejë veten
si të tepërt. Të rinjtë nuk duhet
të keqpërdoren dhe të ushqehen
me ndjenja ekstremiste, sepse
kjo dëmton rëndë marrëdhëniet
ndëretnike e me këtë edhe stabilitetin
e shtetit, thotë profesoresha
Malevska. Gjithnjë sipas
saj, incidenti në baza etnike mes
tifozëve dhe qytetarëve shqiptarë,
tregon faktin e dhimbshëm se në
Maqedoni, edhe pas një konfl ikti
të armatosur, nuk është arritur të
kapërcehen paragjykimet etnike.
Sociologu Ilia Acevski thotë se
në sport nuk duhet të përzihet politika,
sepse tifozët përmes këngëve
të tyre, gjatë dhe pas ndeshjeve,
përcjellin atë që zhvillohet në arenën
politike.
"Ajo që ndodh në Parlament,
në skenë të hapur, të njëjtën atmosferë
e përcjellin tifozët edhe
në stadiume, me të vetmin qëllim
që të imponohen në opinion. Në
fjalorin sociologjik kjo mund të
zbërthehet se tifozët, në mënyrë
shumë më të thjeshtë, demonstrojnë
mendimet dhe sjelljet e
politikanëve", thotë sociologu
Acevski. Organizatat joqeveritare
kanë shprehur shqetësimin e tyre
lidhur me incidentet ndëretnike
të të rinjve në Shkup. Ato kërkojnë
vigjilencë në menaxhimin e këtyre
rasteve me qëllim që të njëjtat të
mos dalin jashtë kontrollit.
"Qytetarët po marrin helm
ndëretnik, që do të thotë mostolerancë
ndëretnike. Kur të rinjtë
urrejnë njëri-tjetrin, atëherë çfarë
shoqërie mund të zhvillojmë ne
këtu në Maqedoni", thotë Artan
Grubi, kryetar i lëvizjes qytetare
"Zgjohu". `Të rinjtë në Maqedoni
nuk kanë pothuajse kurrfarë ndikimi
në vendimmarrje, thotë Miki
Trajkovski nga OJQ "Të rinjtë për të
rinjtë". Sipas tij, gjenerata e re nuk
pyetet për emrin, për NATO-n dhe
BE-në, apo për krizën ekonomike.
"Përfundimisht të rinjtë deri
tani nuk kanë ndonjë ndikim në
shoqëri. Ata nuk pyeten edhe për
gjëra, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë
me jetën e një të riu",
thotë Trajkovski.
"Askujt nuk i intereson se çfarë
duam të themi ne. Edhe të fl asim
askush nuk na e vë veshin", thonë
disa të rinj shkupjanë. Sipas sociologut
Ilia Acevski, në këtë mënyrë
të rinjtë injorohen nga proceset në
shoqëri, që shumë herë rezulton
me shprehjen e mllefi t të të rinjve
përmes formave të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›