E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani, sezoni i fundit në Man Utd

Tashmë një kohë të gjatë raportohet se nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete kurse tani thuhet se kanë arritur në pikën e vlimit.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson kritikoi mesfushorin Nani pas humbjes 5-4 nga Chelsea për Capital One Cup në mesjavë dhe kjo hidhëroi portugezin.

Sipas të përditshmes britanike The Daily Mail, Nani është duke kaluar stinorin e tij të fundit në Old Trafford, pasi duket e sigurt se ai do të largohet nga klubi për shkak të marrëdhënieve jo të mira me Fergusonin dhe mungesës së vazhdimësisë në paraqitjet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›