Manchester fiton derbin e Premierligës (video)

Manchester United ka arritur të mposhtë skuadrën e Londrës Arsenal me rezultat 2-1 në Old Traford.
Van Persie e hapi serinë e golave pas një gabimi që bëri mbrojtësi Vermealen në minutën e tretë të takimit.
Me këtë rezultat përfundoj pjesa e parë e takimit ndërkaq në pjesën e dytë Arsenali pati dominimin e topit në 10 minutat e parë por në minutën e 67 Evra dyfishoj eperësinë në 2-0.
Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Arsenalin pasi që në minutën e 69 të takimit me karton të kuq u ndëshkua Wilshere.
Krejt çka arriti të bëj Arsenal ishte një gol i mesfushorit Santi Cazorla në minutën e 94 të takimit.